Futboll Seria A Sport

Milani cakton “miqësoret e luksit”, ja datat kur kuqezinjtë do të zbresin në fushë

Në një muaj korrik ku parashikohet që termometri të mos bjerë asnjëherë poshtë 30 gradëve, Milan do të nisë përgatitjet në ditët e para në Milanello, më pas do të niset për në Nju Jork dhe në fund do të mbyllë bazën përgatitore në Lozanë të Zvicrës.

Më 9 korrik do të jetë dita e parë e grumbullimit, ndërsa miqësorja e parë do të ishte më 25 korrik kundër Manchester United në Los Angelos. Më 31 korrik do të ndeshet me Tottenham në Minneapolis, ndërsa më 4 gusht do të përballet me Barcelonën në Santa Klara, në ndeshjen e fundit për turneun ndërkombëtar “International Champions Cup”.

Gjithsesi, gjithçka mund të anulohet nëse Milan fiton gjyqin ndaj UEFA në KAS, pas pezullimit për një sezon nga Europa League.

Related posts

“SPAL PËRDOR TË NJËJTËN SKEMË SI NE”/ Flet Conte: Lautaro dhe Lukaku kuptohen shumë mirë, do isha i zhgënjyer nëse…

Delo.autor

ZYRTARE/ Pas Gravina-s dhe Buffon, largohet edhe tekniku Gennaro Gattuso

F.autor

SOLSKJAER KËRKON TA MARRË NË EKIP/ Manchester United hidhet në sulm për “Bomberin” e Kosovës…

Delo.autor

Leave a Comment