Futboll Seria A Sport

Milani gjen sulmues në Spanjë, Kalinic gjithnjë e më larg “San Siros”

Pas marrjes së Pepe Reinës, Milani po afron edhe sulmuesin italian Simone Zaza. Lojtari i Valencias raportohet nga mediat spanjolle se ka pranuar kushtet e kontratës së kuqezinjve, për të veshur fanellën e tyre për 4 vite.

Megjithatë ky rikthim në Itali i Zazas mbahet peng nga sulmuesi tjetër i kuqezinjve Nikola Kalinic, i cili pret vetëm konfirmimin e Atletico Madridit për ta mirëpritur në Spanjë. Zaza do të huazohet në Milano, por kuqezinjtë do të kenë opsionin e blerjes së plotë të tij.

Që pas largimit nga Juventus, Zaza ka shënuar me”Los Che” 13 gola në 39 takime. Ndoshta një rikthim në atdhe mund të ndihmojë 27-vjeccarin të gjejë më shumë golin në Itali.

 

Related posts

U SHPALL LOJTARI I NDESHJES NGA UEFA/ Sulmuesi Chieza: Detyrim të ëndërrojmë për trofeun dhe…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Juventus-Tottenham. Rezultati 2-2

Delo.autor

PSG zbulon fanellën identike si të Real Madridit, ja si duken… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment