Futboll Seria A Sport

Ronaldo mbërrin në Torino? Juventinëve i shohin sytë vetëm sozinë e tij…

Cristiano Ronaldo te Juventus! Të gjithë në Torino, por edhe gjithë botën futbollistike duket se aty e kanë mendjen. Mundësia sado e vogël që portugezi të vishet bardhezi i ka çmendur të gjithë në këto ditë të nxehta korriku.

Për këtë temë flitet kudo, në gazeta, TV, rrjetet sociale dhe në… aeroport. Po, sepse kur ditën e djeshme në Torino mbërriti Armando Izzo, mbrojtësi i ri rivalëve të Juves, shumë vetë e ngatërruan me Cristianon.

Dhe në fakt pak ngjajnë, nga pamja por edhe për zgjedhjen e veshjes që kishte bërë. Ka mjaftoi që rrjetet sociale të shpërthejnë me fotot e Izzos dhe njoftimin se Ronaldo ka mbërritur në Itali.

Edhe pse ishte një “fake neës”, orët e ardhshme mund të jenë vendimtare për të ardhmen e kësaj marrëveshjeje, që ka befasuar të gjithë. Nga Spanja vijnë lajme që Florentino Perez ka thërritur menjëherë në një takim menaxherin e CR7, Jorge Mendes, për të diskutuar mbi të ardhmen e lojtarit. Takimi mund të ndodhë që sot ose maksimumi nesër.

Perez nuk ka aspak dëshirë që gjërat të zgjaten dhe dëshiron të sqarojë menjëherë pozicionet. Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë presidenti madrielën, nëse do të kërkojë të rinovojë me yllin e skuadrës, apo do të pranojë të dëgjojë oferta, me Juventusin si alternativë të parë.

Ndërkaq, vetë Ronaldo, duket se do t’i kalojë ditët e fundit të pushimeve me familjen e tij, duke ia lanë në dorë gjithçka agjentit të fuqishëm që deri tani ka arritur t’i sigurojë miliona nga kontratat me sponsorët e ndryshëm, përveç se me Real Madrid.

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Mesfushori Bare zhvillon ndeshjen e dytë me Espanyol. “Katalanasit” në rrugë të mbarë

Delo.autor

KARTONI I VERDHË I QËLLIMSHËM/ “UEFA” ndëshkon rëndë Ramosin, ja vendimi i Disiplinës

Delo.autor

Merkato surprizë: Perez hap negociatat për 24 orët e fundit më këtë futbollist…

Isa.Autor

Leave a Comment