Futboll Sport

MILANI NË HALL/ Higuain mbetet objektiv, por duhet të shitet një ”big” (EMRAT)

Një nga objektivat kryesorë të pronarit të ri të Milanit është që të rikthejë skuadrën në nivelet më të larta të futbollit italian dhe europian, aty ku i takon të jetë në fakt një klubi me histori si ajo kuqezi. Por për ta bërë këtë ka shumë punë.

Së pari duhet përforcuar skuadra që do të drejtojë Rino Gattuso, por edhe duhen mbajtur lojtarët kryesorë për të mos prishur strukturën e skuadrës. Por sipas “Gazzetta dello Sport”, pavarësisht se i shpëtoi përjashtimit nga Europa League, mbetet në fuqi detyrimi për të përmbushur rregullat e fair play-t financiar.

Afrimet – Kështu që mbërritja e një bomber në sulm (Higuain apo Morata) do të thotë patjetër largimi i një emri të rëndësishëm. Për argjentinasin Milani mendohet të ketë kontaktuar me vëllanë dhe menaxherin e tij, Nicolas, duke i ofruar një kontratë katërvjeçare me një rrogë 4,5 milionë Euro në sezon, gjithsesi larg 7,5 milionë Eurove që ai fiton në Torino. Për më tepër 60 milionët që kërkohen për sulmuesin mund t’i paguajë për momentin vetëm Chelsea. Dhe është pikërisht klubi londinez zgjidhja për këtë situatë, pasi me mbërritjen e Higuain, Morata mund të dalë në shitje. Në rastin e spanjollit çmimi mnd të zbresë disi, por mbetet problem rroga prej 9 milionë Eurosh në sezon.

Largimet – Për momentin alternativat për të lënë Milanon janë tre: Gigio Donnarumma, Leonardo Bonucci dhe Suso. Mbrojtësi duket se është shumë pranë kalimit te PSG dhe mes palëve ka pasur kontakte. Por ndryshimi i pronësisë mund të shtyjë përfundimin e operacionit pasi kapiteni dëshiron të flasë më parë më drejtuesit e rinj e pastaj të marrë një vendim. Suso është një lojtar që pëlqehet dhe fondi amerikan Elliot do të pranonte të shiste vetëm për një propozim të lartë ekonomikisht. i njëjti diskutim vlen edhe për Donnarumman. Edhe pse me afrimin e Reinas porta duket e sigurtë dhe çmimi i diurshëm prej 70 milionë Eurosh ka rënë ndjeshëm, pronarët e rinj nuk kanë ndërmend të shesin një produkt të akademisë pa i marrë frytet.

Related posts

RIKTHEHET NË QENDËR TË VËMENDJES/ Mourinho i hap rrugë rikthimit, ja planet e së ardhmes

Delo.autor

“NE E DINIM QË ATA DO KËRCENIN”/ Habit mbrojtësi i Portos: Kemi punuar shumë për atë goditje dënimi

Delo.autor

Alvaro Morata kalon Chelsean në epërsi

Q.Autor

Leave a Comment