Futboll Seria A Sport

“LUFTA” PËR ZONËN CHAMPIONS/ Juventus mposht Cagliari-n, Lazio triumfon në frymën e fundit

Lufta për zonën Champions League në Serie A ndizet gjithmonë e më shumë pasi në pasditen e sotme, Juventusi, Napoli dhe Lazio (që ka një ndeshje më pak, atë ndaj Torino) kanë marrë fitore të vlefshme.

Skuadra e Pirlos i ka dhënë vazhdimësi paraqitjes së bukur ndaj Napolit, edhe në një pasdite ku ka munguar goli i Ronaldos.

Në fakt, kanë shënuar Kulusevski, Morata dhe McKennie, me në mes golin e miqve me Scamacca.

Napoli fiton në Xhenova ndaj Sampdoria 0-2 në një ndeshje totalisht të menaxhuar mirë. Fabian Ruiz realizon golin e avantazhit në pjesën e parë kurse në fund të së dytës Osimhen mbyll gjithçka.

Lazio gjen golin në frymën e fundit me Milinkovic Savic që vlen 3 pikët në Verona dhe tani shpreson gjithashtu të qëndrojë ngjitur me trenin “Champions”.

Related posts

TRIUMFI NË “COPA AMERICA”/ “Demi” Lautaro: Të fitosh ndaj Brazilit të lumturon dyfish, tani jemi në histori

Delo.autor

“PLAS” TEK JUVENTUS/ Shikoni momentin kur Bonucci bën sherr me Quadradon (VIDEO)

Delo.autor

MILAN-CAGLIARI/ Paquetá dhe Krzysztof Piatek, janë sërish titullar për “Kuqezinjtë” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment