Champions League Futboll Sport

MINUTË PAS MINUTE/ Qarabag kërkon me ngulm golin, Kukësi mbahet fortë

Kukësi po luan në “Loro Boriçi” ndeshjen e parë të turit të dytë të Champions League kundër ekipit të Qarabag. Përballë është një kundërshtar i vështirë që ka bërë mië në vitet e fundit në këtë kompeticion, madje duke arritur edhe kualifikimin në fazën e grupeve të Champions dhe Europa League, gjithsesi ky fakt nuk i tremb nënkampionët e Shqipërisë.

Trajneri Armando Cungu ka hedhur në fushë formacionin më të mirë, por duke menduar më shumë për mbrojtjen për të përballur azerët, që vijnë me petkun e një ekip favorit. Shkodrani preferoi të lërë në stol mesfushorin Donjet Shkodra dhe në vend të tij ka aktivizuar një mbrojtës. Në krahun tjetër rikthehet në formacion kapiteni i Kombëtares Ansi Agolli, i cili nuk është preferuar në sfidat e kaluara.

1′ Nis takimi Kukësi- Qarabag

5′ Kukësi e nis në sulm por Agolli i mohon golin Çyrbes

20′ Qarabag merr frenat e lojës në dorë dhe i shkon pranë avantazhit, por Qaqi i mohon golin Azerve.

35′ Qarabag këmbul dhe tregohet i rrëzikshëm me goditjet standarte.

45′ Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë mes Kukësit dhe Qarabag.

45+’ Nis pjesa e dytë e takimit Kukësi-Qarabag, vijon rezultati i barabartë 0-0.

70′ Qarabag në sulm frontal për të zhbllokuar rezultatin.

Related posts

MJAFTOJNË 13 MINUTA LOJË/ Muller realizon nga pika e bardhë dhe zhblokon sfidën ndaj Koln (VIDEO)

Delo.autor

JAVË PAS JAVE/ Angel Di Maria vazhdon me gola të jashtëzakonshëm (VIDEO)

F.autor

DO TË PËRBALLEN ME BARCELONËN NË CHAMPIONS/ Van Dijk në hall: Kjo është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur

Delo.autor

Leave a Comment