Futboll Sport

ZYRTARE/ Brazili merr vendimin PËRFUNDIMTAR për trajnerin Tite

Trajneri Tite ka rinovuar kontratën e CBF dhe do të vazhdojë të komandojë përfaqësuesen Braziliane deri në përfundim të Kupës së Botës 2022.

Marrëveshja është finalizuar këtë të mërkurë. Shuma që do të fitojë trajneri nuk është bërë e ditur.

I punësuar nga Federata Brazilaine më 2016, trajneri kishte një rrogë 600,000$ në muaj dhe thuhet se nuk do të ketë një rritje rroge në kontratën e re.

Që përpara se të zhvillohej Botërori, atij iu ofrua një rinovim kontrate.

Në Rusi, skuadra e Tite-s u eliminua nga Belgjika 2-1 në çerekfinale. Pas disfatës, trajneri nuk u fajësua për dështimin duke marrë një tjetër propozim për rinovimin e kontratës.

Ai do të grumbullojë Brazilin në shtator, për miqësoret e Amerikës.

Related posts

MIQËSORJA/ Itali-Shqipëri: Zbuloni KUR mund t’i BLINI BILETAT dhe sa KUSHTOJNË

Isa.Autor

SHKODRANËT MARRIN FRYMË/ VLLAZNIA sheh larg, drejtori i klubit “shpëton” financat

Isa.Autor

EDY REJA NIS ME NDRYSHIME NË KOMBËTARE/ Ja emri i parë i listës së qershorit

Delo.autor

Leave a Comment