Futboll Sport

AS BUFFON AS NEUER/ Ja kush është portieri më i mirë në botë…

Renditjet janë në modë dhe portierët, siç shihet në Kupën e Botës, spikasin për të mirë dhe për keq. “FourFourTwo” ka krijuar klasifikimin e vet universal të portierëve, duke pozicionuar të parin Jan Oblak, portierin slloven të Atlético Madrid. Marc-André ter Stegen, portieri i Barcelonës, ka njëfarë ngushëllimi në këtë rast, sepse pozicionohet i katërti, edhe pse ishte zëvendësues (i përjetshëm) i Manuel Neuer në ekipin kombëtar gjerman, në Botërorin e Rusisë.

Portieri i Bayern Munich zë vendin e tetë në këtë klasifikim, sipas këtij mediumi. Pas Oblak, më i frikshmi është “gardiani” i Spanjës, David de Gea, si portieri i dytë më i mirë në botë. Me siguri, spanjolli gjendet në këtë vend falë paraqitjes e Manchester United, teksa në Kupën e Botës së kësaj vere ishte një zhgënjim. Në vendin e tretë të këtij podiumi është belgu Thibaut Courtois, me paraqitje të shkëlqyer në Botërorin e Rusisë, çka e sheh atë në rrugën e transferimit te Real Madridi.

Pas Ter Stegen, në vendin e katërt të kësaj renditjeje, shfaqet emri i brazilianit Alisson, një transferim rekord për një portier, pasi kaloi nga Roma te Liverpool për 75 milionë euro. I gjashti është legjenda italiane, Gianluigi Buffon, ish-portieri i Juves, tani te PSG, ndërsa i shtati është braziliani Ederson, “gardiani” i Manchester City. Për “FourFourTwo”, i nënti është francezi i Tottenham, Hugo Lloris, i cili pavarësisht gabimeve në finalen e Kupës së Botës, ishte një nga pikat referuese të ekipit të tij kombëtar. “Top 10” mbyllet nga slloveni i Interit, Samir Handanoviç.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Nuk ndodhte prej 27 vitesh, shihni statistikën e veçantë të Interit

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ “Jashtëtokësori” i dhuron fitoren Barcelonës ndaj Levantes në “Camp Nou”

Delo.autor

Sanchez do t’i bashkohet Cityt në verë, paga që do fitojë është e çmendur

Delo.autor

Leave a Comment