Futboll Seria A Sport

“SHPËRTHEN” NDAJ GAZETARËVE PAS “NGACMIMEVE”/ Nxehet Allegri: Champions nuk është një turne plazhi…

Massimiliano Allegri shpërthen ndaj gazetarëve në vigjilje të ndeshjes ndaj Romës në Serie A, pasi e kanë ngacmuar për të ardhmen dhe për dështimin në Champions.

“U zgjova mëngjesin e sotëm dhe po mendoja se çfarë do të kishte ndodhur nëse do kisha fituar më pak trofe nga çfarë kam fituar. Do të më kishin djegur të gjallë.

Do të takoj presidentin gjatë javës dhe do të flasim për sa i përket situatës. Do të analizojmë dhe diskutojmë çdo gjë në 360 gradë, ashtu siç bëjmë gjithmonë. Pas ndeshjes me Ajaxin unë i thashë se dua të qëndroj.

Disa njerëz mendojnë se të fitosh Championsin është aq e lehtë sa të fitosh një turne futbolli në plazh kur je me pushime”, deklaroi Allegri.

Related posts

SHERRI ME TRAJNERIN PAS NDESHJES/ Gomez befason me lamtumirën nga Atalanta: Gasperini? Edhe atë e dua

Delo.autor

Fiorentina kujton dhe nderon Astorin, të gjithë në fushë më fanellën nr.13

Q.Autor

“DRIBLON” TË ARDHMEN E LAUTARO MARTINEZ/ Zanetti: Është gjëja e fundit, që mendojmë!

Delo.autor

Leave a Comment