Futboll Sport

NDËRHYRJE HORROR/ Felipe Melo gjithnjë “killer”, DËMTON RËNDË talentin e madh të Realit (VIDEO)

Kur përmendim emrin Felipe Melo, në radhë të parë na vijnë ndërmend ndërhyrjet brutale dhe sherret e mesfushorit brazilian, nga Italia deri në Turqi e Brazil.

Tani Melo luan për Palmeirasin dhe vazhdon të bëjë “killerin”. Dje Palmeirasi barazoi 1-1 në transfertë me Santosin dhe ka bërë xhiron e uebit një faull i Felipe Melos ndaj Rodrigos, super talentit të Santosit që nuk ka mbushur ende 18 vjeç, por është blerë me kohë nga Reali i Madridit, për 40 milionë euro.

Në fillim të ndeshjes Melo ndali një kundërsulm të Rodrigos me një faull të frikshëm, që i kushtoi vetëm një karton të verdhë. Ndërkaq, Rodrigo nuk luajti dot deri në fund të ndeshjes dhe do të mungojë në ndeshjen e e ardhshme të Santosit.

Related posts

James: Duam të kualifikohemi në finale, nuk kam asgjë me Zidanin

Sadik.Autor

Deklarata që zbulon të ardhmen, Kamer Qaka me ekip të ri?

Sadik.Autor

SHOKOHET Manchester United, Chelsea po ia “rrëmben” yllin e madh!

Sadik.Autor

Leave a Comment