Futboll La Liga Sport

“Efekti Ronaldo” çmend tregun, krizë në marketingun e Real Madridit (FOTO)

Përveç faktit se madrilenët kanë humbur yllin e tyre në fushën e blertë gjithashtu ata kanë humbur dhe një element kyç të marketingut. A është ky thjesht një hamendësim mediatik? Jo, shifrat flasin qartë.

Portugezi ka më shumë se 330 milion ndjekës në mediat sociale- as Lionel Messi e as Neymar nuk i afrohen. Ronaldo gjeneron më shumë se 400 milion euro nga sponsorizimet në reklama, duke bashkuar të ardhurat edhe nga vlerat e tij si lojtar ai fitonte 250 milion euro për sezon.

Asnjë nga lojtarët e Los Blancos nuk ka pasur një imazh të ngjashëm me atë të 33-vjeçarit, që numëron 43% më shumë sa shumë prej tyre të marrë së bashku madje ka më shumë ndjekës sesa marka e klubit të tij, Real Madridi.

Pas largimit të Neymar-it vitin e kaluar dhe Ronaldos këtë vit në Seria A, La Liga ka marrë ‘dy shuplaka” për imazhin e saj. Sponsorët e Ligës si edhe Adidas do t’a kenë të vështirë të ngrejnë fushatat e tyre marketing pa portugezin.

Ndërkohë në Torino, Juventus ka një rritje 30% në vlerën e markës, madje një rritje prej 11% në Instagram duke numëruar 1.1 milion ndjekës më shumë në vetëm një javë.

Related posts

LIVE/ Roma-Juventus, Dzeko dyfishon shifrat për “Romakët”

Delo.autor

FJALËT E PARA SI KAPITEN/ Romagnoli: Jam krenar, Higuain mes më të fortëve në botë

Sadik.Autor

ISHTE NDËR MË TË SPIKATURIT NË SERIE A/ Juventus investoi 40 milionë euro në janar, por talenti ka humbur…

Delo.autor

Leave a Comment