Futboll Sport

“Ne nuk ju besojmë”; zbardhet takimi i tensionuar me Messin protagonist, pas Argjentinë-Kroaci

Argjentina ishte gati të shpërthente pas humbjes kundër Kroacisë (3-0) sepse e pa veten me një këmbë jashtë Botërorit që në fazën e grupeve. Lojtarët argjentinas, me në krye Messin dhe Mascheranon, kërkuan kokën e trajnerit Jorge Sampaoli dhe pjesës tjetër të stafit trajnues. Këtë gjë e zbulon Ariel Senosiain, gazetari argjentinas i “TyC Sports” dhe kolumnist i “Ole”, në librin e tij “Mundial es Historias”:

“Situata ishte kritike dhe lojtarët donin të takonin trajnerin. Kështu, ata e thirrën Sampaolin në një takim urgjent, me dy asistentët e tij, Sebastian Beccacece dhe Lionel Scaloni. Qëllimi i takimit ishte i qartë, për t’i thënë se nuk besonin më tek ai.

“Ne nuk do të marrim për bazë atë që ju thoni, sepse nuk iu besojmë më si trajner. Ne duam të kemi një opinion”, – iu drejtua Mascherano trajnerit Sampaoli, i cili pyeti aty për aty i habitur: Opinion për çfarë? Përgjigjia e veteranit të kombëtares ishte e qartë: Opinion për gjithçka. Ju e vendosni ekipin në fushë, ju e drejtoni trajnimin.

Ky ishte momenti kur Messi e mori fjalën dhe e qortoi trajnerin pse i kishte kërkuar gjatë lojës se cilin lojtar të hidhte në fushë: “Ju më keni pyetur dhjetë herë se cilët lojtarë duhet të aktivizosh, por kurrë nuk ju kam dhënë një emër.

Më thoni para të gjithëve, nëse unë të kam kërkuar që ky apo ai lojtar të luajë, apo mos të luajë, ndonjëherë”. Në sallë, përveç njëzet e tre lojtarëve dhe tre anëtarëve të stafit stërvitor, Claudio Tapia ishte i pranishëm. Presidenti i AFA-s e dinte paraprakisht atë që ata do t’i thonin trajnerit, të cilit i tha vetëm: “Duhet të japësh përgjigje”.

Fillimi i takimit kishte një forcë qartësisht më të madhe se fundi. Konkluzioni ishte konsensusi. Që tekniku të fokusohet dhe të mos ndryshojë. Dhe se ai do t’i dëgjonte ato. Sebastian Beccacece mendoi për dorëheqje. Ajo u ndal vetëm nga kërkesa e Tapia për përfaqësuesin e tij, Cristian Bragarnik: “Flitini atij, ju lutem, mos e lini të largohet, sepse është i vetmi, që lojtarët e dëgjojnë”.

Related posts

E PABESUESHME/ Një NXËNËS SHKOLLE shënon në ndeshjen më të madhe në Paraguai (VIDEO)

Isa.Autor

GAFË NGA PORTIERI NEUER/ Pas një kundërsulmi të shpejtë, Stuttgart ndëshkon Kampionët e Europës (VIDEO)

Delo.autor

PROJEKTI I CEFERIN/ UEFA i hap udhë krijimit të një kompeticioni të RI për klube

Isa.Autor

Leave a Comment