Futboll La Liga Sport

E FRIKSHME/ Publikohen videot e SKANDALIT, Arda Turan qëlloi me ARMË në SPITAL 

Mbetet çështje dite në Turqi ngjarja e pak ditëve më parë, ku futbollisti i njohur Arda Turan u përfshi në një sherr të egër me këngëtarin Berkay Sahin. Ngjarja ndodhi në një klub nate, ku Arda Turan ngacmoi bashkëshorten e këngëtarit dhe që aty nisi sherri, me përleshje dhe grusht masiv që u regjistrua nga kamerat e sigurisë.

Megjithatë, historia nuk përfundoi aty, sepse Berkay përfundoi në spital për të kuruar plagët e marra në fytyrë dhe kamerat kanë regjistruar edhe atë që ndodhi aty, me skena të frikshme.

Në 6:24 të mëngjesit Arda Turan shkoi në spital së bashku me vëllain Okan Turan. Në hyrje të spitalit kamerat kanë kapur Arda Turan duke u munduar të mbulojë një armë në brez.

Dy minuta më vonë, kamerat kanë kapur Arda Turan e Berkay Sahin duke biseduar, me këngëtarin e ulur në një karrike me rrota. Sipas deklaratës së Berkay-t, Arda Turan i kërkoi falje dhe tha që ishte gjithçka një keqkuptim në lidhje me bashkëshorten e këngëtarit.

Situata dukej e qetë, por pas 18 minutash diskutim, debati u nxeh dhe Arda nxori pistoletën, duke e hedhur mbi tavolinë dhe duke i thënë Berkay-t: “Bëj ç’të duash me këtë armë, nëse nuk më beson”.

Berkay e mori pistoletën dhe e hodhi mbi një karrige, duke thënë: “Nuk ka nevojë të vazhdojmë me poshtërim”. Arma është gjithë kohën mes tyre, ndërsa në një moment Berkay i tha Arda Turanit që kishte gabuar dhe duhej të kishte kërkuar falje që në fillim.

Aty Arda u acarua dhe mori armën, duke e shkrepur me tytën drejtuar nga dyshemeja. Në atë kohë nuk ishte askush në sallë, ndërsa kamera nuk e ka filmuar atë moment, pasi nuk ishte në rreze. Plumbi bëri rikoshetë dhe goditi një printer në spital, ndërsa askush nuk shkoi në sallë, ndoshta nga frika.

Debati u nxeh sërish dhe pati ngritje zëri gjatë rrugës për të dalë nga spitali. Në 7 të mëngjesit Arda u pa në dhomën e emergjencës së spitalit me një grup të madh personash, ndërsa më pas u largua.

Berkay i tregoi policisë në lidhje me ngjarjen dhe u tregoi edhe për plumbin, që kishte goditur një printer. Natyrisht, tashmë Turan rrezikon shumë, sepse sherri në një klub nate mund të kalohej lehtë, por i armatosur në spital, duke e shkrepur armën, do të thotë që mesfushori i famshëm tani rrezikon burgun. Nga Atletiko e Barcelona, tek sherret banale në Stamboll, trajektorja e pabesueshme e një futbollisti që pak vite më parë ishte ndër më të mirët në planet.

Related posts

Verrati “largon” Barçën: Ndihem mirë te PSG

Q.Autor

LARGIMET TEK MILANI/ Sulmuesi kroat, i sakrifikuari i parë për klubin italian

Isa.Autor

MILANI PAS ARMANDO BROJËS/ Drejtori Masara zbulon përgjigjen e Çelsit për sulmuesin e Kombëtares

F.autor

Leave a Comment