Futboll La Liga Sport

TMERROHET INTERI/ Neymar thotë ”jo”, Real Madrid shënjestron galaktikun e radhës

Mauro Icardi rikthehet të jetë një objektiv për Real Madrid. Sulmuesi i Interit duket se është futur në listën e dëshirave të presidentit Florentino Perez. Ky i fundit ka deklaruar disa herë se skuadra do të përmirësohet me blerje të reja pas largimit të Cristiano Ronaldos dhe argjentinasi me sa raportohet nga Spanja, përmbush të gjitha kushtet për të qenë “galaktiku” i radhës në “Bernabeu”.

Sulmuesi i Interit ka qenë në bisedime me klubin madrilène edhe në merkaton e janarit, por Perez gjithmonë ka preferuar që goditjet e mëdha t’i bëjë në verë dhe jo në dimër. Por sipas “Marca”-s tani ai është rikthyer në agjendën e presidentit.

Me Neymar dhe Mbappe tashmë të deklaruar se do të qendrojnë te Paris SG dhe Hazard që ende nuk po merr një vendim përfundimtar, shumë shpejt Interit mund t’i vijë një ofertë në tavolinë nga Madridi. Icardi është një lojtar kyç në planet e Luciano Spallettit, por kur bëhet fjalë për Real Madrid, asnjëherë nuk i dihet.

Më 15 korrik, përfundoi edhe klauzola prej 110 milionë Eurosh që kishte kontrata e Interit me Icardin e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë. Por zikaltrit po punojnë për të rinovuar përtej vitit 2021 kontratën që sulmuesi ka me klubin dhe t’i vendosin një klauzolë largimi prej 200 milionë Eurosh. Ai vetë ka shprehur dashurinë ndaj Interit, por përballë një oferte joshëse nga Madridi duhet parë se si do të reagojë. Në Milani rroga e tij është 5,5 milionë Euro në sezon dhe e sigurt është që në Madrid janë në gjendje t’i ofrojnë shumë më tepër.

Related posts

LUFTA/ Para 5 muajsh shkruajti historinë me Sheriff Tiraspol në Bernabeu, sot i bashkohet ushtrisë ukrainase (FOTO)

Delo.autor

FOTO/ Portieri “fsheh” vdekjen e djalit, pastaj shpërthen në lot…

Q.Autor

TRE GËZIME PËR MILAN/ Ministri Salvini turfullon ndaj UEFA-s në 50 vjetorin e Curva Sud: Ka një… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment