Futboll Sport

Neymar, i pamëshirshëm me Meksikën: Kam ardhur në Rusi me një objektiv të vetëm

Neymar u përzgjodh si futbollisti më i mirë në fitoren e Brazilit kundër Meksikës, me rezultatin 2-0 në Samara, duke siguruar një vend në çerekfinalen e Kupës së Botës “Rusi 2018”, falë një goli të realizuar nga numri 10 i verdhëjeshilëve dhe një asisti për Firminho. Por lavdia e fitores dhe kualifikimit nuk i mjaftuan brazilianit Neymar, i cili shënjestroi Meksikën me fjalë të ashpra.

“Meksikanët patën folur shumë dhe për këtë arsye meritojnë të shkojnë në shtëpi”, duke pranuar vështirësinë e ndeshjes: “Brazili duhet të mësojë të vuajë. Kjo ishte një ndeshje shumë e vështirë, për shkak të meritës së kundërshtarit. Jam i lumtur me paraqitjen time, por edhe më shumë me fitoren e skuadrës”, deklaroi Neymar, gjithashtu duke vlerësuar cilësinë e Meksikës.

“Unë kam ardhur në Rusi me një objektiv të vetëm. Për të fituar Kupën e Botës. Erdha të fitoj Kupën e Botës dhe asgjë tjetër. Erdha të luaj futboll dhe të ndihmoj ekipin tim të fitojë, prandaj jam shumë i lumtur me ndeshjen e sotme. Ne po luajmë çdo ndeshje më mirë”, përfundoi Neymar.

Related posts

38.6 KM/H/ “Sky Sport” zbulon listën, njihuni me dy më të shpejtët e Champions League

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Baseli “shkatërron” Partizanin në ndeshjen e parë të vlefshme për raundin e dytë

Delo.autor

Lille-PSG, vendasit kanë humbur 11 nga 14 të fundit ndaj Parisit

Q.Autor

Leave a Comment