Futboll Seria A Sport

Nga Meazza te… Bonucci? Juventus–Milan, sa shumë këmbime lojtarësh

Këmbimet e lojtarëve mes Milanit dhe Juventusit janë aq shumë sa që mund të ndërtosh një skuadër të tërë të quajtur Milentus apo Juvilan. Sigurisht emrat më të shumë që kanë kaluar nga njëri qytet në tjetrin duke ndryshuar vetëm të bardhën me të kuqe janë në mesfushë ose në sulm, por së fundmi emri më i fundit i shtuar në listë pritet të shënohet Leonardo Bonucci.

Nga Meazza te Davids – i pari që ka thyer këtë tabu ka qenë Giuseppe Meazza, i cili në vitin 1942 la Milanin për Juven. Por asokohe nuk bëri shumë bujë, sepse dy vjet më parë i njëjti lojtar kishte lënë Interin për Milanin, duke befasuar të gjithë.

20 vjet më vonë shkëmbimi i parë mes dy klubeve: Mora mbërrin në Milano nga Torino ndërsa rrugën e kthimit e bën Salvadore. Operacioni rezultoi i suksesshëm për të dy palët, pasi sukseset vazhduan edhe me ndryshimin e fanellës.

Një tjetër këmbim i frytshëm ka ndodhur në vitin 1976, me Benettin që vishet bardhezi dhe Capellon te “Djalli”. Në vitin 1985, Palo Rossi, në perëndim të karrierës, lë Juventusin, por ajo që fiton në këtë mes është Juventus. Njëlloj sin ë vitin 1997: Galliani vendos të përshëndetet me Davids pas vetëm një sezoni e gjysmë. Por holandezi bëhet motori i mesfushës juventine për titullin e tretë kampion të Lippit. Dy vjet më parë Milan ii kishte marrë Roberto Baggion Juves, por suksesi me fanellën kuqezi nuk zgjati shumë për “Bishtalecin”.

Inzagi dhe Pirlo – Më pas emra jo shjumë bindës, si Abbiatti, Matri e De Sciglio, deri kur mbërrijmë te Inzaghi, i cili bëhet heroi i Milanit në finalen e Champions 2007. Por Juventus “hakmerret” me Pirlon, një perlë e vërtetë për Juven dhe zhgënjim i madh për Milanin. Mjeshtri lë kuqezinjtë në vitin 2011 pasi nuk i rinovojnë kontratën dhe ringjallet në Torino duke koleksionuar tituj kampionë dhe dy finale të Champions.

Cila skuadër ka fituar më shumë? Këtë mund ta thonë vetëm tifozët, duan Milanin e rekordeve në Champions, apo Juven e rekordeve në Serie A?

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

(VIDEO) Godet padashje arbitrin, ndëshkohet me të kuq

Alm.autor

SHKËLQEN NË TURQI/ Cikalleshi bën “bomberin”, ylli i Kombëtares vendimtar për Koniasporin me dopietë (VIDEO)

Delo.autor

CHELSEA KTHEHET NË “MARKET”/ Sa shumë emra në dalje, mes tyre edhe Broja

F.autor

Leave a Comment