Futboll La Liga Sport

NUK ISHTE NË BOTËROR/ Barcelona e ka seriozisht për mbrojtësin e PSG

PSG vazhdon ta mbajë Adrien Rabiot si të pa transferueshëm. Kjo është ajo që e thotë ‘L’Equipe’ të mërkurën, duke treguar se ekipi parisien dëshiron të përmirësojë dhe zgjasë kontratën e mesfushorit. Është e vërtetë se lojtari dhe nëna e tij, Veronique, nuk janë për pranimin e propozimit për ripërtëritje të kontratës që aktualisht në është në tryezë, por Al-Khelaifi dëshiron të sigurojë vazhdimësinë e të riut francez, 23 vjeç.

Udhëheqësi i lartë i PSG-së ka një marrëdhënie të mirë me lojtarin dhe të afërmit e tij. Biznesmeni nga Katari e vlerëson Rabiot shumë, si lojtar dhe si person, duke e konsideruar lojtarin e tij francezin.
Barça e di mirë se sa shpenzon Al-Khelaifi në merkato dhe për këtë fakt është merkato e verës së shkuar, kur ai bëri transferimin e Verratti-t.

Nga ana tjetër, disa udhëheqës të PSG-së janë të shqetësuar mbi qëndrimin e Rabiot. Ata janë duke u përpjekur që të krijojnë një strategji të re në mënyrë që të pengojnë rrugën e lojtarit drejt Barcelonës. Një taktikë që brenda klubit francez që dihet se nuk mund të funksionojë, sepse do të jetë e vështirë që të mbajnë këtë lojtar në stol.

Në Francë spekulojnë se lojtari duhet të ecë përpara. Klubi francez i ka shtyrë gjithnjë bisedimet për këtë lojtar, duke bërë që ai të rrezikojë ndryshimin e rrugës së tij. Por, në këtë mënyrë Barcelona dhe Juventus, klube që kërkojnë shërbimet e Andrien Rabiot, në rast se vonojnë tratativat, mund të kërkojnë për alternativa të tjera.

Related posts

Ka dëshirë, por jo gola në Laç. Kualifikimi vendoset në Kukës

Sadik.Autor

Ronaldo dëshiron të bëhet aktor kur të pensionohet

Q.Autor

AKUZOHEJ SE E MBANTE SARRI ME HATËR/ Mesfushori i Chelseat: Nuk e kam shok, ai iku ndërsa unë…

Delo.autor

Leave a Comment