Futboll Premier League Sport

NUK E HARRON FINALEN/ Klopp godet ASHPËR RAMOSIN: “I pamëshirshëm dhe brutal”

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka thyer heshtjen e tij ndaj kapitenit të Real Madridit, Sergio Ramos, pas incidentit që e pa Mohamed Salah të vuajë një sup të dislokuar gjatë finales së Ligës së Kampionëve. Salah u largua nga fusha në finalen e Kievit me lot në sy, pasi një dyluftim me Ramos e pa krahun e tij të bllokuar nën trupin e qendërmbrojtësit spanjoll.

Ramos u kritikua ashpër për natyrën e llogaritur të sfidës. Ai zgjodhi të qeshë me pretendimet, se e kishte vendosur qëllimisht për ta dëmtuar egjiptian që përpara lojës, ndërsa nuk u kursye as për bërrylin ndaj Loris Karius në një incident të mëvonshëm, që shumë e përmendën si arsye për tronditje të portierit dhe gabimet e tij pasuese në gjysmën e dytë të ndeshjes.

Klopp, megjithatë, nuk u ndal në mendimet e tij për rolin e Ramos në humbjen 3-1 ndaj Real Madridit në maj, duke e quajtur sfidën “të pamëshirshme dhe brutale”, para se ta krahasonte atë me një veprim të parë më shpesh në ndeshjet e mundjes.

Ai, gjithashtu, shpërtheu frustrimet e tij ndaj reagimit të Ramos ndaj incidenteve, me Klopp të etur për të theksuar se kjo është larg nga hera e parë, që kapiteni i Spanjës ka qenë në qendër të një stuhie disiplinore.

“Nëse e shihni atë dhe nuk jeni me Realin, atëherë mendoni se është i pamëshirshëm dhe brutal, – u tha Klopp gazetarëve. – Unë e pashë gjyqtarin e asaj finaleje duke marrë përgjegjësinë e lojrave të mëdha në Kupën e Botës dhe askush nuk mendon për këtë më vonë, por në një situatë të tillë, dikush duhet të gjykojë më mirë.

Nëse VAR po vjen, atëherë është një situatë ku duhet të shikoni përsëri, jo për të dhënë një karton të kuq, por për ta riparë rastin dhe për të thënë: Çfarë është kjo? Ishte e pamëshirshme. Unë nuk jam i sigurt nëse është një përvojë, që do ta kemi përsëri. Shkoni atje dhe vendosni një bërryl në kokën e portierit, i vendos golashënuesit si mundës në mesfushë dhe pastaj fitoni ndeshjen. Kjo ishte historia e lojës.

Ramos më tha shumë gjëra më pas, por nuk më kanë pëlqer reagimet e tij. Ai mendonte: Çfarë duan ata, është normale. Jo, nuk ishte aspak normale. Nëse i vendosni të gjitha situatat e Ramos së bashku, atëherë do të shihni shumë gabime të njëjta. Ramos, më parë, kundër Juventusit, ishte përgjegjës për kartonin e kuq për Juan Cuadrado. Por, askush nuk flet për atë më pas.

Është sikur ne, bota atje, të pranojë që Ramos të përdorë çdo armë për të fituar ndeshjen. Ne jemi agresivë, por gjithmonë e përdor fjalën “ligjore”. Zakonisht, nëse provoni diçka si Ramos, do të merrni ndëshkimin e merituar; dikush do ta shohë dhe do t’ju ndalojë për katër, ose pesë javë.

Gjyqtari duhet të ketë pasur guximin për të vendosur në atë lojë, në këtë situatë. Nëse e shkruani këtë, njerëzit do të thonë se jam i dobët, ose një humbës i keq, apo një dreq, por nuk e pranoj. Nuk është si të zgjohem në mëngjes dhe të mendoj: Ramos”.

Related posts

PAS SHORTIT TË FAZËS KUALIFIKUESE TË EURO 2020/ Mancini pret Balotellin: Dera e Italisë e hapur, por koha…

Isa.Autor

Lika apo Hoxha? “Tata” nuk ka dyshime: Portieri më i mirë jam unë, derbin e fiton…

Isa.Autor

Transferimi në “Old Trafford”, Sanchez bëhet më i paguari në Premier League

Q.Autor

Leave a Comment