Futboll Seria A Sport

COVID-19/ Shërohen dhe nisin stërvitjen tre futbollistë të Genoas, 14 të tjerë ende në izolim

Kur kanë kaluar më tepër se dy javë nga dita kur Genoa konfirmoi se futbollistët e saj janë prekur në masë të madhe nga koronavirusi, klubi ligur ka nisur të marrë frymë, pasi ekipi nën urdhrat e trajnerit Maran po plotësohet gradualisht.

Kështu sot në fushën e stërvitjes janë rikthyer tre futbollistët e parë që kanë arritur të mposhtin koronavirusin dhe bëhet fjalë për dy portierit Mattia Perin e Federico Marchetti, si dhe mbrojtësin Ivan Radovanovic.

Të tre këta i kanë kaluar 14 ditë të infektuar dhe në testet e djeshme rezultuan negativë, ndaj tani do të stërviten rregullisht në kuadër të ndeshjes së fundjavës në transfertë ndaj Veronës.

Ndërkohë mbeten ende të infektuar edhe 14 futbollistë, të cilët po u nënshtrohen testeve çdo ditë dhe do të nisin stërvitjen sapo të konfirmohen negativë.

Në klubin ligur shpresat janë të mëdha që brenda dy ditëve të ardhshme të rikuperohen edhe të paktën 6-7 futbollistë të tjerë, për të pasur një skuadër të kompletuar për transfertën në “Bentegodi” ndaj Veronës.

Futbollistët që vijojnë të jenë të infektuar:
Valon Behrami, Davide Biraschi, Petar Brlek, Francesco Cassata, Domenico Criscito, Mattia Destro, Lukas Lerager, Darian Males, Filippo Melegoni, Luca Pellegrini, Marko Pjaca, Lasse Schone, Miha Zajc, Davide Zappacosta.

Related posts

BAYERN MUNCHEN-STUTGART/ Manuel Neuer pëson super GOL nga distanca (VIDEO)

bora.autor

PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ “Këpucën e Artë” në Premier e fitojnë 3 lojtarë, ja emrat (FOTO)

Delo.autor

Zbulohet letra që Armand Duka i ka dërguar Arta Markut, ai i kërkon…

Sadik.Autor

Leave a Comment