Futboll Seria A Sport

NUK KA QETËSI PËR MILANIN/ KORRUPSION dhe mashtrim, ish- presidenti rrezikon BURGUN

Yonghong Li po hetohet nga Prokuroria e Milanos. Sipas asaj që raporton Corriere della Sera, ish pronari i Milan-it po hetohet për skemën e mashtrimit disa milion euro. Pas blerjes së klubit kuqezi më 13 prill 2017 për 740 milionë euro (300 prej të cilave u huazuan nga fondi Elliott), kinezët nuk arritën të zbatojnë marrëveshjen me fondin amerikan, duke humbur në këtë mënyrë pronësinë e ekipit.

Hetimi nuk ka të bëjë me Berlusconin dhe ndryshimin e pronësisë së Milan, por për fushatën mediatike të biznesmenit kinez, i cili kishte deklaruar në disa raste se ishte në gjendje të zbatonte marrëveshjen ekonomike me fondin amerikan Elliott, përpara se të humbiste pronësinë e klubit kuqezi për shkak të mospagimit të 32 milionë eurove.

Prokuroria e Milanos, e cila vazhdon të grumbullojë dokumente në zyrat e Milan dhe konsulentëve të ndryshëm, kërkon të jetë e qartë: pse Yonghong Li humbi 698 milionë euro (midis blerjes dhe rritjes së kapitalit) që kishte investuar tek klubi për vetëm 32 milionë? Dhe pse nuk e pranoi ofertat për të blerë ekipin, të paraqitura gjatë ditëve të fundit?

Related posts

NGA GRUPI CILËSOR TE TRAJNERI I RI/ Ja 5 arsyet pse Shqipëria mund të dalë me pikë nga Varshava

F.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Mbrojtja e “Bardhebluve” në përgjumje, Çinari zhbllokon sfidën për “Demat” (VIDEO)

Delo.autor

“FTOHET” MARRËDHËNIA ME PEREZ/ Trajneri Zidane e sheh të ardhmen tek gjiganti i Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment