Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Gjermania mposht Rumaninë me përmbysje. Kroacia dhe Holanda marrin fitoret e radhës

Gjermania ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2:1 ndaj Rumanisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës.

Ndeshja e zhvilluar në “Volksparkstadion” nisi keq për Gjermaninë, pasi e panë veten në disavantazh pas nëntë minutave lojë.

Ishte Hagi që realizoi golin e epërsisë për mysafirët qysh në minutën e nëntë të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë. Në të dytën, Gjermania “ndezi” turbinat.

Fillimisht, Gnabry barazoi rezultatin në minutën e 52-të pas asistimit të Marco Reus.

Golin e fitores për vendasit e realizoi Thomas Muller në minutën e 81-të.

Me këtë fitore, Gjermania e “blindon” vendin e parë në tabelë me 18 pikë, gjashtë më shumë se Maqedonai e Veriut në vendin e dytë.

Holanda ka marr një fitore të rëndësishme edhe pse me rezultat minimal ndaj Letonisë me golin e Dany Klaassen.

Kroacia ka shënuar fitore ndaj Qipros me rezultat 3-0, duke mbetur në luftë për vendin e parë në grup me Rusinë

Related posts

“DO JETË DERBI I BUKUR, POR PARTIZANI…”/ Ibrahimi: Me Dajën e marrin titullin

Delo.autor

FORMULA 1/ Mick Schumacher: E përfundova garën, mësova shumë nga kjo përvojë e parë

Delo.autor

PLAS NË GJIROKASTËR/ Luftëtari bojkoton stërvitjen prej financave

Delo.autor

Leave a Comment