Futboll Sport

Nuk përjashtohen surprizat e mëdha, Hasi sërish në skenë për kombëtaren

Gjithkush e kujton de klaratën e kreut të FSHF-së Armand Duka, se “Kam besim te trajneri, por Kombëtarja nuk më ka pëlqyer në këto ndeshje dhe pres të bëjë kthesën në shtator”. Një sinjal i qartë që Liga e Kombeve do të vendosë, më shumë sesa mundësinë e Shqipërisë për t’u kualifikuar në Europian.

LIGA E KOMBEVE – Krisitian Panuçi mund ta shpëtojë të ardhmen e tij në krye të Kombëtares shqiptare. Shqipëria do të luajë në shtator dy ndeshje zyrtare, ndaj Izraelit më 7 shtator në “Elbasan Arena” dhe më 10 shtator në transfertë ndaj Skocisë. Triumfet e mundshme në këto përballje do ta largonin të gjithë situatën e vështirë dhe mbi të gjitha, pikëpyetjet rreth së ardhmes së trajnerit në krye të Kombëtares. Në rast se ndodh kjo e dyta, Besnik Hasi është një kandidat në hije, por serioz për t’u ulur në stolin e përfaqësueses shqiptare (ëndërr e deklaruar nga të gjithë figurat e përfaqësueses në të shkuarën, që aktualisht janë në poste trajnimi apo drejtimi në vende të ndryshme). Burime të “Panorama Sport” bëjnë me dije se ish-kapiteni i përfaqësueses po përpiqet që të rikrijojë urat e komunikimit me kreun e institucionit të futbollit, të krisura disi kur Hasi e refuzoi ftesën e Armand Dukës për të drejtuar Shqipërinë.

SINJALET – Qëndrimi për një kohë të gjatë në vendin tonë nga ish-futbollisti i Kombëtares, ndryshe nga çdo herë tjetër, shërben si një sinjal më shumë për të nënkuptuar afrimitetin e tij me atë që vendos në lidhje me trajnerin e çdo ekipi përfaqësues. Megjithatë, mësohet se nuk është vetëm Hasi kandidat potencial, pasi nuk përjashtohet mundësia e një surprize të madhe për pasues të mundshëm. Shtatori është shansi i kuqezinjve të largojnë hijen mosbesuese mbi çfarë është në gjendje të bëjë Shqipëria, por njëherësh edhe testi për trajnerin që të mos e shpërdorojë besimin e institucionit të futbollit.

Related posts

E PAZAKONTË/ Skocezi luan me BYZYLYK në këmbë. DËNIMI nga GJYKATA e detyron që…

Isa.Autor

NË PRAG TË DERBIT ME “DJAJTË E KUQ”/ Guardiola paralajmëron: “Old Trafford” nuk është vendi ideal për…

Delo.autor

NËN SHOQËRINË E KAMPIONIT AUSTRALIAN TË TENISIT/ Një romancë e re për sportisten Beatrice Bouchard (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment