Futboll Seria A Sport

MERKATO E ÇMENDUR/ Ronaldo kërkon Marselon: Juventusi, ekipi më i mirë

Kristiano Ronaldo është një nga sportistët më të paguar në botë nga sponsorët, madje i vetmi që ka një kontratë të përjetshme me një kompani. Sigurisht që për këtë duhet të “punojë” dhe axhenda e tij është e zënë në këto momente. Blerja e madhe e Juventusit ndodhet në Kinë për shkak të impenjimeve me kompaninë “Nike”.

Portugezi ka folur për objektivat e tij dhe premton se te Juventusi do të bëjë të lumtur tifozët. Ai ka dhënë mesazhe edhe për futbollin kinez. “Që futbolli kinez të përmirësohet, duhet që t’u japë më shumë mundësi fëmijëve, sepse ata janë e ardhmja. Ju këshilloj që të punoni shumë dhe të jepni gjithçka për të arritur majat”, tha fillimisht Ronaldo. Më tej, portugezi shpjegon edhe një herë zgjedhjen për të luajtur me bardhezinjtë. “Jam shumë i lumtur që do të luaj në skuadrën më të fortë të Italisë. Shpresoj që të fitoj sa më shumë dhe ta nis mirë për shokët e mi dhe për tifozët. Shpresoj që t’i bëj të gjithë të lumtur”, tha 33-vjeçari që kërkon të bëjë histori edhe me “Zonjën e Vjetër”.

DO MARSELON– Merkato e Juventusit nuk ka mbaruar ende, pavarësisht se Alegri do të ishte i lumtur edhe me futbollistët që janë afruar deri tani. Po Ronaldo, do të ishte i lumtur? Ndoshta jo. Ai kërkon një mik në Torino dhe bëhet fjalë për mbrojtësin brazilian Marselo. Lajmin e bën të ditur “Corriere di Torino”, që raporton se ylli portugez u ka kërkuar drejtuesve që të blejnë Marselon. “Merrni edhe Marselon”, u ka thënë Ronaldo bardhezinjve. Por një transferim i mundshëm i Marselos në Torino është i lidhur ngushtë me largimin e Aleks Sandros dhe jo vetëm.

Ndoshta çështja ekonomike këtë herë del në plan të dytë, pasi Florentino Perez nuk ka ndërmend të largojë një tjetër lojtar të rëndësishëm nga kampi “galaktik”. Duket se Juventusi po bën një sforco të madhe vetëm që të ndërtojë një skuadër të fortë këtë sezon për të synuar Ligën e Kampionëve. Me Kristiano Ronaldon në ekip, asgjë nuk është e pamundur, por për aq kohë sa ai kërkon me vete edhe Marselon, kjo do të thotë se i duhen lojtarë të tjerë për të bërë realitet ëndrrën e drejtuesve dhe të tifozëve bardhezinj.

 

Related posts

PUSHIMET MBARUAN/ RONALDO do të kryej sot stërvitjen e parë me JUVENTUSIN

Sadik.Autor

NIS ME GODITJEN E PARË NË MERKATO/ Skënderbeu arrin akordin me mbrojtësin nigerian të “Krutanëve”…

Delo.autor

U PËRFOL SE DO TË LARGOHEJ/ Nedved konfirmon të ardhmen e Ronaldos tek Juventus, ja detajet e akordit…

Delo.autor

Leave a Comment