Futboll Seria A Sport

Nuk shlyen borxhin/ Sulmuesi i INTERIT humb super apartamentin e “Tripletës” (FOTO)

Ligji është ligj, edhe nëse quhesh Samuel Eto’o. Ish-sulmuesi i Inter, në fakt, ka humbur shtëpinë e tij në Milano, që ka përfunduar në ankand për 3,2 milionë euro për borxhe të pashlyera.

Është e vështirë ta quash thjesht një apartament: tre kate, 300 metra katrorë dhe tre tarraca. Dhoma dhe banjo më shumicë. Tre apartamente në “Via Turati” të bashkuar në një.

Megjithatë, ai apartament është nxjerrë në ankand dhe është shiotur për 3 milionë e 270 mijë euro. Arsyeja? Një borxh (milioner) që ish-sulmuesi i Inter nuk ia ka shlyer një banke. Kjo është ajo që ka bërë të ditur “Corriere della Sera”.

Eto’o, një nga protagonistët e “Tripletës” zikaltër, fitonte 10,5 milionë euro në sezon në Milano dhe, kur në 2010-ën bleu tre apartamentet, u tha se kishte shpenzuar një shifër të përafërt me rrogën e tij.

“Nuk ka respektuar afatin e shlyerjes të 4,5 milionë eurove që ka huazuar nga Banka Popullore e Lodit (sot Banka Bpm) për të cilën ka hipotekuar apartamentin luksoz në via Turati”, ka shkruar “Corriere”.

Related posts

NJË SKENË ASPAK E KËNDSHME/ Tifozi i vogël i kërkon një autograf, shikoni gjestin e ulët të Bale (VIDEO)

Delo.autor

‘Bomba’ e ditës: Neymar pendohet keq, kërkon rikthimin në Barcelonë

Q.Autor

Humbi 37 kg në peshë dhe kërkon të thirret për Kupën e Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment