Futboll La Liga Sport

AS NEJMAR AS CAVANI/ Real Madrid ka gati yllin që do zëvendësojë RONALDON

Me largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi, në repartin e sulmit të “Los Blancos” ka mbetur një boshllëk, që duhet plotësuar, por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare për një emër të ri, që do të zëvendësojë CR7. Fiorentino Perez është në kërkim të një ylli, por ndërkohë ato e kanë një të tillë në skuadrën e tyre.

Gareth Bale kishte lënë të nënkuptuar se mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”, por me largimin e Zinedine Zidane dhe Ronaldos, tashmë gjërat mund të ndryshojnë për të. Uellsiani nuk ishte një nga lojtarët më të preferuar të Zidane, ndërkohë që duhet të ndante suksesin e golave me portugezin, por ky mund të jetë momenti i tij.

Flitej se ai do të lëvizte këtë verë, por fakti që një gjë e tillë nuk ka ndodhur, tregon se ai ka ndryshuar mendje. Burime pranë tij bëjnë të ditur për prestigjozen “MARCA” se do të qëndrojë në kryqytetin spanjoll, pas bisedimeve pozitive me Julen Lopetegui dhe klubin. Real Madridi është i bindur se Bale do të jetë lojtari i tyre “yll” për sezonin 2018-2019.

Nuk ka asnjë tjetër në skuadër, që mund të mburret me potencialin që ka në fushë dhe nivelin e tij të tërheqjes së marketingut, ndonëse jo në nivele të Ronaldos. Plani i Lopetegui është që ai të luajë përkrah Karim Benzema në sulm, në afërsi të zonës.

Me largimin e Ronaldos, “Los Blancos” kanë nevojë për një futbollist që shënon shumë gola dhe Bale ka treguar se mund ta bëjë këtë. 29-vjeçari është i gatshëm të marrë sfidën dhe beson se mund të tregojë më të mirën e tij nën drejtimin e Lopetegui, nëse ai i jep besim.

Related posts

Portogali- Spanjë/ Iberikët nuk ndalen shënojnë golin e tret ndaj luzitanve

Sadik.Autor

PO SHIJON LUKSIN E TIJ/ Poza e CR7 me Bugatti-n e tij 3 milionë euro zbulon një surprizë (FOTO)

Delo.autor

ALLEGRI BËN DIKTATORIN/ Trajneri: Në sport nuk ka ARMIQ, mjaft fyerjeve në… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment