Futboll Seria A Sport

Ofertat për Alisson/ Roma fikson çmimin e kartonit për portierin brazilian

Te Roma vazhdon të jetë “e nxehtë” çështja e portierit Alisson. Pavarësisht se drejtori sportiv, Monchi deklaroi se për brazilianin nuk ka pasur oferta zyrtare, çmimi i kartonit të tij vijon të jetë i fiksuar në shumën e 70 milionë Eurove.

Chelsea është gati të prezantojë ofertën, por “Blutë e Londrës” nuk janë të vetmit që interesohen për 25-vjeçarin, pasi edhe Liverpool e Real Madrid janë vënë në ndjekje të portierit.

Madrilenët ishin të parët që paraqitën ofertën e tyre, por shuma prej 50 milionë Eurosh u konsiderua e ulët nga verdhekuqtë. Gjithsesi Alisson me 90% do të largohet nga Trigoria, pasi drejtuesit e klubit nga kryeqyteti janë vënë në kërkim pasuesit të tij. Dy alternativat për të pasuar brazilianin janë Areola dhe Cillessen.

Related posts

FALET MANCHESTER CITY/ Zyrtari i lartë i futbollit sulmon “CAS”: Nuk ka standarte

Delo.autor

PO SHKËLQEJNË/ Klopp: Nuk jam gjeni, por ky është momenti i jetës për Liverpoolin

Isa.Autor

Çmendet Manchester United, ofron De Gea plus para për yllin e Realit

Sadik.Autor

Leave a Comment