Futboll Seria A Sport

SHERRI BRENDA KLUBIT/ Roma nuk e fal yllin e sulmit, ja gjoba për të

Roma, sinonim i pasionit, tensionit, polemikës, ëndrrave për të pushtuar botën dhe realitetit plot zhgënjime. Edhe ky sezon po arkivohet në listën e zhgënjimeve, edhe pse vendi i katërt është ende i arritshëm dhe do ishte ngushëllim i madh për klubin, edhe financiarisht.

Ndërkohë, skuadra është nën presion të madh dhe në dy javët e fundit klubi verdhekuq është përballur edhe me një situatë delikate, sepse Edin Dzeko e Stephan El Shaarawy u grindën keq në ndeshjen e fundit të kampionatit, me boshnjakun që ishte fajtor.

Skuadra doli në krah të El Shaarawy-t, i cili realisht nuk pati faj, pasi ishte Dzeko ai që e provokoi grindjen. Tani, pas kthimit nga ndeshjet me kombëtaren, Dzeko është takuar me trajnerin Ranieri, i cili i ka bërë të qartë atë që pret prej tij.

Më pas Dzeko u ka kërkuar falje shokëve të ekipit, por gjithsesi klubi e ka gjobitur, ndryshe nga ç’ka bërë me El Shaarawy.

Dzeko është nervoz dhe tashmë aventura e tij te Roma është në fundin e saj. Mediat në Itali këmbëngulin se boshnjaku në verë do të nxirret në shitje: e duan Interi, West Ham dhe Everton, ndërsa Roma shpreson të arkëtojë rreth 15 milionë euro, duke parë moshën e sulmuesit, i cili sapo ka mbushur 33 vjeç.

Related posts

KORONAVIRUSI NË ANGLI/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve të Premier League

Delo.autor

STATISTIKAT E SUPERIORES/ Mungojnë pikët por jo golat, skuadrat janë kthyer në “makineri”

F.autor

U ARRESTUAN SI PJESË E GRUPIT TË BAJRAVE/ Shpallen të pafajshëm ish-trajneri Armir Grima, Nelson Hysa e Fatjon Rexhepi

Delo.autor

Leave a Comment