Bundesliga Futboll Sport

ZYRTARE/ Trajneri Nagelsmann nis punën tek Bayern më 6 korrik, por me gjysmë skuadre

Trajneri i ri i Bajernit, Julian Nagelsman, do të nisë zyrtarisht punën te kampionët e Gjermanisë me datë 6 korrik. Në ditën e parë do të kryhen testet fizike të lojtarëve dhe në të dytën do të nisë stërvitja e parë në qendrën stërvitore të bavarezëve.

Por, “Kicker” shkruan se Nagelsman do të ketë një grup shumë të vogël lojtarësh në dispozicion, kjo pasi shumica e tyre do të jenë të impenjuar me kombëtaren gjermane në Europian. Më pas, secili prej lojtarëve që merr pjesë në turne do të ketë 3 javë pushime. Në rastin më të mirë, nëse Gjermania shkon në finalen e 11 korrikut, atëherë Nagelsman do ta ketë skuadrën e plotë vetëm në fillim të muajt gusht. Pak javë para startit të sezonit të ri.

Bundesliga do të nisë më datë 13 gusht, ndërkohë që turi i parë i Kupës së Gjermanisë do të luhet më 9 gusht. Kështu, trajneri i ri do të punojë gjatë korrikut me disa prej lojtarëve të skuadrës së dytë dhe me ata që nuk janë pjesë e kombëtareve, të cilët kanë nisur pushimet që këtë muaj. Por, kjo duket se nuk e shqetëson 33- vjeçarin, i cili është i bindur që steka e vjetër do të dijë të integrohet pa problem në idetë e tij të lojës, që do të jenë pa dyshim ndryshe nga ato të ish-trajnerit, Hansi Flik.

Related posts

REBIÇ GATI PËR LACION/ Pioli mendon për shpikjen e radhës. Ja situata në kampin kuqezi

Delo.autor

SHKËLQEU NË “BERNABEU” ME DOPIETË/ Rodrygo, një talent i quajtur “Rrufeja”

Delo.autor

Barcelona merr masa drastike për të ndihmuar Dembele të ambientohet

Q.Autor

Leave a Comment