Futboll Sport

Orges Shehi: Skënderbeu nuk do të ketë gjeneralë, do të jap maksimumin

Orges Shehi është gati për aventurën e tij të parë si trajner. Ish portieri i legjendar i Skënderbeut është shfaqur shumë i emocionuar në prezantimin që presidenti Ardjan Takaj i bëri si trajner i ri i skuadrës korçare. Shehi ka thënë edhe fjalët e para si trajner i Skënderbeut duke nënvizuar se bardhekuqtë do të vazhdojnë të jenë një ekip shumë kompetitiv.

Si ju duket pozicioni i ri në ekip?

Eshtë një pozicion ndryshe pasi kalon nga fusha në pankinë. Ndodhi pak shpejt por e morra me kënaqësi dhe do të jap maksimumin që të shpërblej vlerësimin e klubit. Unë e kam përsëritur që jeta ime është e lidhur me futbollin. Më pëlqen fusha dhe kjo është ajo që doja. Erdhi pak shpejt por nuk mund të thoja jo. Më ndihmon fakti që jam në brendësi të ekipit dhe kam vlerësimin dhe besimin e të gjithëve.

Kush do të jetë stafi juaj i ri?

Sigurisht që të jesh drejtues duhet të krijosh stafin. Edlir Tetova do të jetë krahu im i djathtë si zëvendës trajner dhe Gentian Liçi si asistenti im. Kosta Jani do të jetë përgatitësi atletik i ekipit dhe i përherëshmi Bozhiqi që është pjesë e pandarë e klubit.

Cilat do të jenë shtyllat që do të mbështetet ekipi i Shehit?

Kjo është domethënëse sepse çdo ekip e ka shtyllën kurizore të vetën. Ne e ekmi bazën dhe shtyllën kurrizore. Unë do të bazohem tek lojtarët me eksperiencë dhe ata do të jenë boshti i ekipit. Skënderbeu nuk ka funksionuar kurrë me gjeneralë. Unë kam një moto, të gjithë të rëndësishëm asnjë i pazëvendësueshëm.

Related posts

“PRESIONI? ËSHTË NJË FORCË EKSTRA QË TË NDIHMON”/ Varane: Në karrierën e futbollistit ka ulje-ngritje, por…

Delo.autor

VOLEJBOLL/ Derbi Partizani-Tirana në finalen e Kupës së Federatës për femra

Delo.autor

STADIUMET MË TË MIRA TË FUTBOLLIT/ Ja renditja sipas vlerësimeve! Asnjë historik brenda Top 3

Delo.autor

Leave a Comment