Futboll Premier League Sport

Ospina “kyç” portën: Ata janë frymëzimi ynë, nuk na hyn në sy Anglia…

Kolumbia dhe grupi i saj i tifozëve të shumtë në Rusi nuk frikësohen nga perspektiva e përballjes me Anglinë në 1/8 finale të Kupës së Botës, thotë David Ospina. Ka qenë një fushatë e papërshtatshme për skuadrën e Jose Pekerman. Ai e filloi me Carlos Sanchez, që u dërgua jashtë brenda tre minutash në ndeshjen hapëse të Botërorit kundër Japonisë, një lojë që e humbën 2-1.

Kolumbia hyri në përplasjen e dytë me Poloninë, në Kazan, në atë që konsiderohej një territor i paeksploruar. Por bëri një paraqitje të shkëlqyeshme, duke prodhuar një nga performancat më të mira të grupit në ëtë raund, me një demolim 3-0 të Polonisë, përpara se të merrte fitoren 1-0 ndaj Senegalit, për të rezervuar kualifikimin për në 1/8 finale.

“Ne jemi një ekip më i mirë se katër vjet më parë, – u tha Ospina gazetarëve. – Jemi të bashkuar, kemi më shumë përvojë. Jemi një skuadër me lojtarë më të fortë sesa në Brazil. Kemi përvojë dhe cilësi të mirë. Lojtarët tanë luajnë në klubet më të mira, ligat më të mira dhe nuk i kanë problem ndeshjet e kësaj madhësie dhe rëndësie, kështu që asgjë nuk do të na frikësojë.

Anglia është një ekip i mirë, por nuk na shqetëson fakti se do të përballemi me të. Ne dimë vetëm se do të japim gjithçka për vendin tonë dhe do të marrim forcë nga mbështetja e tifozëve.
Ne gjithmonë japim gjithçka për vendin tonë. Është një nder i madh për të luajtur për Kolumbinë. Mbështetja e tifozëve në këtë Botëror ka qenë e pabesueshme. Ata janë frymëzimi ynë.

Ka kolumbianë në të gjithë botën, por mbështetja këtu, në Rusi, ka nënkuptuar gjithçka për ne. Kjo tregon pasionin dhe besimin që kemi në vendin tonë. Është e mahnitshme sa shumë njerëz kanë ardhur këtu për të na mbështetur. Ata bëjnë më shumë zhurmë, kanë më shumë ngjyra dhe gjithmonë kemi më shumë përkrahës sesa pjesa tjetër e skuadrave. Kjo tregon sa do të thotë futbolli për vendin tonë. Nuk është presion, është forca për ne”.

Related posts

LAÇI-TIRANA/ “Kurbinasit” përfitojnë një penalli, Lushkja nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Takaj: UEFA do të bëjë kurban Skënderbeun, këtë vit në Champions League

Sadik.Autor

“USHTRIA E KUQE MË E FORTË SE RUSIA DHE AMERIKA”/ Mesfushori Telushi “thumbon” pas fitores: Nuk e ndjej fare konkurrencën…

Delo.autor

Leave a Comment