Formula 1 Sport

Sebastaian Vettel: Reagim fantastik, nuk e prisja të rikthehesha në krye

Fundjava e kaluar ishte mjaft pozitive për makinën Ferrari në Formula 1, që i ngjiti të dy pilotët e saj në podium, pas Max Verstappen. Një rezultat që nuk pritej, duke parë që Vettel u penalizua me 3 pozicione ditën e shtunë, por falë strategjisë dhe dështimit të Mercedes makina italiane arriti të korrë një rezultat pozitiv. “Bëmë një garë pa gabime, u përpoqa që të arrija Max me Red Bull, por nuk ia dolëm dot mbanë. Pas një starti të vështirë të garës reaguam mirë dhe korrën një rezultat pozitiv”, tha Vettel, që u rikthye në krye të renditjes botërore.

“Do të kishte qenë më mirë pot a kishim fituar garën, por edhe ky rezultat është i mirë, duke parë rivalët tanë. Arritëm të menaxhonim mirë edhe gomat, duke qenë të shpejtë në fundin e garës. Nuk prisja që të rikthehesha në krye të renditjes pas penalizimit që mora ditën e shtunë”, tha Vettel. Ndërsa Kimi Raikkonen shtoi: “Starti ishte me dy pamje, i mirë në fillim por u detyrova të hiqja këmbën nga gazi për të evituar kontaktin. U treguam të kujdesshëm gjatë gjithë kohës, por mendoj se mund të kishim sulmuar më shumë”, tha finlandezi i “kokëkuqes”.

Related posts

MUNGESA NË GRUMBULLIM/ Reja “kërcënon” me gjoba, Gjimshiti e pëson si… Strakosha

Delo.autor

I “MASAKROI” DORTMUNDI/ Atletico i kthehet kampionatit dhe shpreson te “Wanda”

Isa.Autor

“E FUNDIT PËR MUA”/ Cristiano Ronaldo njofton largimin dhe thyen zemrën e tifozëve

Delo.autor

Leave a Comment