Futboll Sport

DEBUTIM TEK ITALIA ME REKORD/ Rinia e dytë e “plakushit” Kaputo, e mund vetëm shoku që debutoi me Shqipërinë

Rinia e dytë e Françesko “Çiço” Kaputos është ngjyrosur me të kaltër. Sulmuesit të Sasuolos iu deshën vetëm 23 minuta për të realizuar golin e tij të parë me Kombëtaren e Italisë, për më tepër debutimin e tij me “Axurrët”.

Për më tepër, goli i tij vlen edhe një rekord, duke qenë se me atë të realizuar ndaj Moldavisë, Kaputo është shndërruar në futbollistin më të moshuar që shënon në debutim me bluzën e 4 herë kampionëve të botës. 33 vjeç e 62 ditë, “Çiço” Kaputo ka thyer primatin që deri të mërkurën në mbrëmje mbahej nga Leonardo Pavoleti, i cili gjente golin e parë me kombëtaren në moshën 30 vjeç e 120 ditë, i realizuar kundër Lihtenshtejnit.

Kaputo gjithsesi nuk është futbollisti më i moshuar, që ka debutuar me “Axurrët”. Në këtë renditje, rekordi i përket Emiliano Moretit. Mbrojtësi i krahut, në vitin 2014, bënte debutimin e tij në miqësoren kundër Shqipërisë (fitore 1-0 e Italisë, në Xhenova), në moshën 33 vjeç, 5 muaj e 7 ditë, duke thyer në atë rast primatin që mbahej nga Mauro Tasoti.

Ish-milanisti, pavarësisht karrierës së rëndësishme me kuqezinjtë, e veshi fanellën e Italisë për herë të parë vetëm në moshën 32-vjeçare. Në kompleks, në historinë e kombëtares, janë 29 lojtarët debutues “over 30 vjeç”, mes të cilëve edhe emra shumë të njohur si ish-portieri Stefano Takoni apo edhe dy sulmuesit, Amauri e Serxho Pelisier.

Related posts

KËSHILLON REAL MADRID/ McManaman: Ja pse duhet ta marrë Pogba në “Bernabeu”

Delo.autor

LIGA E KOMBËVE/ MAQEDONIA publikon listën, në të dhe KATËR SHQIPTAR

Isa.Autor

Presidenti i ri i Milanit, një menaxher i shkëlqyer dhe mik i Berlusconit

Isa.Autor

Leave a Comment