Futboll Shqipëri Sport

TJETËR GJYQ I HUMBUR PËR FLAMURTARIN/ Mesfushori fiton 15 mijë euro

Nuk kanë fund gjyqet te Flamurtari. Vetëm një ditë pasi u zbulua se Ernest Gjoka fitoi të drejtën për të marrë 26 mijë euro me vendim të Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve, tashmë listës së gjatë të debiteve u shtohet edhe një ish-lojtar. Bëhet fjalë për Haxhi Nezirajn.

Mesfushori me tipare sulmuese ka fituar të drejtën për të marrë nga klubi 15 mijë euro për rroga të palikuiduara. Kujtojmë se kosovari ishte pjesë e kuqezinjve në sezonin 2017-2018 dhe më pas u transferua te Drita e Gjilanit. Por “divorci” nuk u kalua pa pasoja, pasi ai e paditi ish-klubin për disa rroga të marra në kohën kur luante në Vlorë.

E ndërsa vendosi që të largohej me mirëkuptimin e drejtuesve dhe mori premtimin se do të paguhej, kjo gjë nuk ndodhi kurrë. I vendosur para kësaj situate, ish-lojtari ndoqi rrugën ligjore dhe e çoi në gjyq Flamurtarin. Tashmë vlonjatët janë të detyruar që të depozitojnë në llogarinë e lojtarit një shumë prej 15 mijë eurosh. Kujtojmë se kontrata i mbaronte në majin e 2018-ës, por u largua që në janar.

“DIVORCI” – Erdhi me bujë te Flamurtari, por u largua pa mbyllur sezonin. Madje, vlonjatët i bënë dalje në mënyrë aspak të hijshme. Mesfushori i ardhur nga Luzerna dhe me një CV realisht të pasur, doli shumë shpejt jashtë planeve të ish-trajnerit Shpëtim Duro. Në një kohë që ekipi ishte grumbulluar në Antalia, Neziraj u detyrua që të stërvitej me ekipin e të rinjve të Flamurtarit.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Fernandinho i prish festën Guardiolës, Arsenali “ngec” në shtëpi

Delo.autor

DE GEA KËRKON TË LARGOHET/ Klubi i “Djajve të Kuq” sjell në skuadër portierin anglez…

Delo.autor

“AI ME SIGURI DO TË FITONTE”/ Bolt modest para Ronaldos: Patjetër, sot ma kalon në shpejtësi

Delo.autor

Leave a Comment