Futboll Sport

Partizani “gjen” pasuesin e KOTOBELLIT, nisin tratativat me 26-vjeçarin

Ilir Blakçori është në “orbitën” e Partizanit. 26-vjeçari është në listën e dëshirave të trajnerit Skënder Gega. Ai luan si mbrojtës i majtë dhe pritet të zëvendësojë Blerim Kotobellin e larguar.

Sezonin që lamë pas, Blakçori ishte pjesë e skuadrës së Llapit. Bëhet me dije që drejtuesit e kuq kanë nisur bisedimet dhe në ditët në vazhdim pritet diçka konkrete për sa i përket të ardhmes së lojtarit. Në letër shifrat nuk flasin në favor të tij, pasi edicionin e fundit ai s’u aktivizua për shkak të një dëmtimi.

Megjithatë tashmë është rikuperuar dhe drejtuesit e kuq besojnë në aftësitë e tij. Më parë, Blakçori ka provuar të luajë për ekipin e Gjilanit, ndërsa për edicionin e ri mund t’i bashkohet 15-herë kampionëve të Shqipërisë. Kujtojmë që edhe dy vite më parë, të kuqtë arritën akordin me 26-vjeçarin, por më pas u largua, pa u prezantuar fare.

Related posts

TRONDITET PSG/ Neymar festoi golin si “fëmijë duke qarë”, ja DËNIMI I RËNDË që…

Isa.Autor

“BLEACHER REPORT UK” ZBULON LISTËN/ Ja 5 golashënuesit më të mirë në 10 vitet e fundit…

Delo.autor

Carrick do t’i thotë lamtumirë futbollit të luajtur … ja se ku

Q.Autor

Leave a Comment