Futboll Sport

Partizani “hermetik” në merkato, të kuqtë në lëvizje për sulmuesin e shumëpritur

Partizani nuk ka qenë shumë aktiv në këtë merkato vere. Tek të kuqtë s’ka pasur shumë zhvillime për sa i përket “hyrje-daljeve”, megjithatë në sezonin e ri futbollistik priten të jenë pretendentë për titull kampion. Deri më tani në fazën ofensive është afruar sulmuesi Stefan Nikoliç, i cili është shumë pak për edicionin e ri.

Drejtuesit po punojnë intensivisht, por nuk preferohen të nxirren emra. Deri më tani më i lakuari është Rubin Hebaj. Shkodrani e ka shprehur hapur dëshirën për të pasur një bashkëpunim me 15-herë kampionët e Shqipërisë. Deri tani s’ka asgjë zyrtare.

Newsport.al mëson se nuk do të jetë çudi nëse te Partizani do të rikthehet ndonjë “ish”. Pritet me interes të shihet se cila do të jetë zgjedhja përfundimtare e të kuqve për të riparuar problemet në majën e sulmit.

 

Related posts

PSG ZGJOHET MË NË FUND/ “Kupa e Francës”: Fitore me vuajtje, siguron kualifikimin në çerekfinale

Delo.autor

Te Laçi mbeten në pritje/ Prengës i duhet të “marrë leje” për të firmosur

Isa.Autor

SHUHET SË EKZISTUARI/ Falimenton klubi anglez 134 vjeçar, tifozët shpërthejnë në lot (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment