Futboll Sport

Pas Kamara, Teuta synon edhe “vëllain binjak”, Sidibe drejt Durrësit

Një sezon si ai i kaluari duhet të hidhet sa më shpejt pas krahëve dhe të mos përsëritet. Kjo është arsyeja përse te Teuta kanë nisur ta projektojnë me kujdes ekipin e ri, të vetëdijshëm se mbrojtja të ndihmon të arrish objektivat, por sulmi të jep fitoren në ndeshje.Për të garantuar kualitet dhe gola, në Durrës realizuan goditjen e madhe të verës, duke afruar Sekou Kamara. 20-vjeçari nga Guinea, që gjatë sezonit të kaluar luajti i huazuar te Flamurtari, ishte një prej lojtarëve të rëndësishëm në Vlorë, ku regjistroi 29 ndeshje në kampionat dhe realizoi tre gola.

Kamara do të jetë pasuesi natyral i kapitenit Arbër Çyrbja të larguar. Kartoni i lojtarit mbetej në pronësi të Besëlidhjes dhe pasi Flamurtari nuk gjeti akordin me lezhjanët, nga situata e krijuar përfitoi Teuta. Madje, prej marrëdhënieve të krijuara me drejtuesit e Besëlidhjes, në Niko Dovana janë pranë finalizimit edhe të marrëveshjes për Lansinet Sidiben.21-vjeçari nga Guinea ishte titullar i padiskutueshëm në mesfushën e Flamurtarit dhe projektohet si një prej shtyllave të ekipit të Bledi Shkëmbit. Me këto afrime Teuta do të ketë krijuar bazën e ekipit, pasi më parë janë afruar Ron Gashi, Florent Avdyli, Sherif Kallaku dhe Edison Ndreca, ndërsa në Durrës u kthye edhe qendër mbrojtësi Dajan Shehi pas huazimit te Hajduku i Split.

Related posts

E RRALLË NË BUNDESLIGA/ Tifozët e Frankfurtit hedhin vezë pashkësh në fushë (VIDEO)

Delo.autor

NJIHET PËR LINJAT E SAJ SEKSI/ E dashura e lojtarit të Lazios çmend rrjetin, poston poza provokuese (FOTO)

Delo.autor

“EURO 2020″/ “Azzurrët” të papërmbajtshëm, Insigne ndëshkon Belgjikën me një gol “alla Del Piero” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment