Futboll Sport

Modric beson në besëtytni: Nëse të ndodh kjo, eliminohesh nga Botërori!

Ju keni mundësi që të zgjidhni se kush i pari do të gjuaj penalltitë. Keni mundësinë të zgjidhni i pari të ekzekutoni penalltitë dhe sipas një besëtytnie që beson Luka Modric del të jetë e suksesshëm nëse gjuani i dyti nga pika e bardhë.

Luka Modric është xhiruar në çerekfinale të Kupës së Botës teksa fitoi bastin e hedhjes së monedhës. Ai më pas konsultimit me bashkëlojtarët dhe trajnerin ka përzgjedhur të gjuajnë të dytit penalltitë. Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se në gara të mëdha, deri 95 për qind e ekipeve zgjedhin që së pari të ekzekutojnë dënimin më të rëndë në futboll.

Pse? Biseda me 240 futbollistë dhe trajnerë tregojnë se 96 për qind e tyre ndjenin një presion shumë më të madh psikologjik nëse janë ekzekutues të dytë. Ky presion rritet edhe më shumë nëse jeni gjuajtësi i katërt ose i pesti.

Por, pse Modriç, në marrëveshje me shokët, zgjodhi që jenë ekzekutues të dytë? Mediat britanike zbuluan se kapiteni kroat dëshironte të vazhdonte traditën e këtij Kampionati Botëror, dhe tradita thotë se ai që gjuan i pari penalltitë do të eliminohet.

Kështu spanjolli Andres Iniesta pranoi të jenë ekzekutues të parë kundër Rusisë dhe rusët triumfuan në penallti. E njëjta gjë ndodhi edhe me Christian Erikssen, kur përzgjodhi të jetë kombëtarja e tij ekzekutuesja e parë kundër Kroacisë, ku kjo e fundit shkoi më tutje në botëror. Kolumbiani Radamel Falcao gjuajti i pari kundër Anglisë, ku anglezët gjeten vetën në një fazë të mëtejme të botërorit.

Kroacia kundër Rusisë vetëm vazhdoi këtë traditë dhe triumfuan ndaj organizatorit të ngjarjes më të madhe për kombëtaret.

Modric ka të ngjarë se mund të përzgjedh të njëjtën gjë edhe kundër Anglisë, në rast se ndeshja përfundon e barabartë edhe pas 120 minutave.

Related posts

Kamza debutuese i beson trajnerit Julian Ahmataj

Sadik.Autor

GUARDIOLA BËN LLOGARITË/ Man City mund të shpallet kampion nëse grumbullon…

Delo.autor

Kupa e Botës 2018, shumë janë në garë me kohën, dikush tjetër është dorëzuar!

Sadik.Autor

Leave a Comment