Futboll Sport

Pas Mbappe edhe Neymar merr vendimin PËRFUNDIMTAR për të ardhmen

24 orë pas deklaratës së Kylian Mbappe se do të qëndrojë te skuadra e Paris Saint Germain edhe sezonin tjetër, ka ardhur edhe konfirmimi i sulmuesit tjetër, brazilianit Neymar, që gjithashtu ka vendosur të mos largohet nga kampionët e Francës. Lajmin e ka konfirmuar Luis Fernandez, drejtori sportiv i klubit parizien, që shprehet se braziliani do të jetë së shpejti në fazën përgatitore të skuadrës së PSG.

“Neymar ka vendosur të qëndrojë te PSG-ja edhe sezonin tjetër. Edhe braziliani do të jetë pjesë e ekipit tonë, ashtu si Mbappe”, tha Fernandez për mediat, duke hedhur poshtë zërat se Neymar do të shkojë te Real Madrid. Kampionët e Europës e kanë kërkuar me ngulm sulmuesin brazilian muajt e fundit, sidomos pas largimit të Cristiano Ronaldo te Juventus.

“Mbappe dhe Nymar janë gati të tregojnë edhe një herë aftësitë e tyre prej kampioni. Mezi i presim të jenë pjesë e skuadrës pas përfundimit të pushimeve që ata gëzojnë pas Kupës së Botës”, u shpreh më tej shefi i klubit parizien. Deklaratë që është një goditje e rëndë për madrilenët, që kanë këmbëngulur prej muajsh për të marrë dy sulmuesit e PSG-së.

Related posts

SKANDALI/ DHUNA dhe “LUFTË”, TRAJNERI dhe LOJTARËT përfundojnë në SPITAL

Isa.Autor

FOTO/ WBA-Arsenal, rezultat surprizë në pjesën e parë. Statistikat

Q.Autor

E BUJSHME/ Dorëheqja e Elvis Plorit, klubi i Kastriotit merr vendimin për trajnerin

Isa.Autor

Leave a Comment