Futboll Sport

ITALI-ANGLI/ E gjithë bota me sytë nga finalja e madhe në “Wembley” (FORMACIONET ZYRTARE)

Duke filluar nga ora 21:00, në stadiumin ‘’Wembley’’ do të luhet finalja e madhe e Kampionatit Europian ndërmjet Anglisë dhe Italisë.

Sfida po pritet me interes të madhe nga e gjithë bota pasi ndeshen dy shkolla të ndryshme futbolli dhe vitet e fundit nuk është se u ka ecur shumë me finalet. Anglia do të kërkojë të bëjë histori para 60 mijë tifozëve të saj, çka e kanë cilësuar të gjithë së favorite dhe prej pranisë së publikut.

Italianët, si gjithmonë të ftohtë dhe cinik nuk është se ndikohen nga situatat në stadium pasi vetë trajneri Roberto Mançini është shprehur se përqendrimi në fushë do të jetë maksimal.

Sa i përket përballjeve mes të dyja kombëtareve, në 27 sfida, ‘’axurrët’’ dominojnë me 10 takime, ndërsa 8 takime janë fituar nga ‘’3 Luanët’’. Presioni është për vendas të cilët do të luajnë para publikut të tyre, por Anglia duhet të ketë kujdes pasi Italia është një ‘’dhelpër’’ e vjetër në futboll dhe di si të triumfojë dhe në finale.

Sa i përket formacioneve, Mançini ka vendosur t’i besojë të njëjtës skuadër si në gjysmëfinalen ndaj Spanjës duke hedhur në sulm treshen Kieza-Insinje-Imobile. Sauthgejt i ka besuar sulmin Sterling dhe kapitenit Kejn.

FORMACIONET ZYRTARE 

ITALI– Donaruma, Di Lorenco, Kielini, Bonuçi, Emerson, Verrati, Barela, Zhorzhinjo, Insinje, Kieza, Imobile, Trajner: R. Mançini

ANGLI- Pikford, Uoker, Meguajer, Stons, Shou, Rajs, Filips, Maunt, Tripier, Sterling, Kejn, Trajner: G. Sauthgejt

Related posts

Valverde: “Nuk i kam thënë Messit si t’i godasë gjuajtjet e lira”

Q.Autor

KRIZË REZULTATESH NË KAMPIONAT/ Humbi sfidën e tij të parë, kërkohet zëvendësuesi për Rangnick

Delo.autor

Nga Juventusi tek Mauricio Sarri/ Zdenek Zeman ka “thumba” për të gjithë…

Sadik.Autor

Leave a Comment