Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Mesfushori lë Barcelonën, ja e ardhjma e tij

Sergi Samper ka zgjidhur me marrëveshje kontratën me Barcelonën për të vijuar karrierën e tij te Vissel Kobe në Japoni. Aty ku aktivizohet edhe Andres Iniesta, Lucas Podolski dhe David Villa.

Samper ka luajtur në total në 13 ndeshje për katalanasit, debutimin e tij e bëri në sezonin 2014-15 në një ndeshje përballë APOEL, e vlefshme për Champions League. Mesfushori me tipare mbrojtëse qëndroi deri këtë sezon në kontratë me Barcelonën edhe pse i kaloi i huazuar, fillimisht te Granada e më pas dy sezone te Las Palmas.

Mesfushori 24-vjeçar luajti 23 ndeshje me Grananda-n në sezonin 2017-18 dhe 5 me Las Palmas, para se të një dëmtim i rëndë e detyroi të kthehej në “Camp Nou” në mes të sezonit. Këtë sezon ai ishte pjesë e listës së ekipit të parë dhe tani largohet për në Japoni për të kërkuar një sfidë të re. Nga ky largim Barcelona nuk përfiton asnjë të ardhur edhe pse spanjolli ka dalë nga akademia “La Massia”.

Related posts

BARCELONA-VALLADOLID/ “Katalanasit” kërkojnë të rikthehen tek fitojra (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Nuk është Higuain/ Ja top-sulmuesi që kërkon Sarri te Chelsea

Isa.Autor

SHKATËRRON AL AININ/ Real Madridi shpallet kampion i Botës për Klube

Isa.Autor

Leave a Comment