Futboll Premier League Sport

Pep Guardiola optimist: Sane do të jetë edhe më i fortë se vitin e kaluar…

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, mendon se Leroy Sane do të jetë edhe më i fortë se në sezonin e kaluar, pasi u la jashtë Kupës së Botës 2018 nga kombëtarja gjermane. Sulmuesi nuk u mor nga Joachim Low, edhe pse u shpall futbollisti i ri më i mirë në edicionin e kaluar të Premier League, ku City fitoi titullin. Gjermania nuk arriti të shkojë përtej fazës me grupe në Rusi.

“Leroy Sane ka pranuar atë vendim dhe lënia jashtë Botërorit e ka bërë edhe më të fortë, – tha Guardila për “Daily Mail”. – Ai është i ri dhe pas dy viteve mund të luajë në Europian dhe pas katër viteve të tjera do të jetë sërish Kupa e Botës. Trajneri i Gjermanisë zgjodhi atë që mendoi se ishte më e mira për ekipin e tij, ndërsa unë jam i bindur se Sane do të luajë sivjet edhe më mirë se në kampionatin e kaluar. Jam i lumtur që e kam në ekip dhe është shumë i motivuar për të treguar vlerat e tij.”

Related posts

MBARON IZOLIMI/ Juventusit i jepet leje të kthehet në shtëpi

Delo.autor

RUSI 2018/ Adidas vs Nike, po vjen përballja e dy formacioneve fantastike!

Sadik.Autor

SHPËTOI NJË GOL TË SIGURTË/ Shikoni si Van Dijk trembi sulmuesin e Everton (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment