Futboll Sport

Perez gati të bëjë “çmendurinë” pas largimit të Ronaldos, zbulohen tre dëshirat e presidentit (DETAJE)

Cristiano Ronaldo është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me kampionët e Italisë. Mediat spotive italiane dhe ato spanjolle e cilësojnë si çështje të mbyllur kalimin e portugezit në Torino te Juventus dhe sipasa asaj që shkruhet në këto media, prezantimi është e vetmja gjë që ka mbetur për tu bërë.

Largimi i Ronaldos nga Reali do të krijonte një boshllëk të madh, përgjegjësi të cilën e ka marrë përsipër vetë presidenti i Realit, Florentino Perez. Sipasa asaj që shkruhet në “Tuttomercatoweb”, mësohet se Perez është vënë në sulm për tre lojtarë dhe kërkon që të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen me njërin prej tyre.

Bëhet fjalë për Eden Hazard, Mauro Iacardin dhe Robert Lewandowskin. Njëri nga tre emrat e përfolur më sipër do t’i bashkohet Real Madridit. Kjo gjë pritet të bëhet nga Perez për t’iu a u shitur tifozëve lëvizjen e Ronaldos si një largim që duhej bërë për afrimin e një tjetër “ylli”. A do ta besojnë ata këtë gjë? Kjo pritet të shihet ditët e ardhshme.

 

Related posts

27 vjet ishte pjesë e Milanit, tani vjen me një deklaratë shokues për ekipin ‘Kuq e Zi’

Sadik.Autor

Napoli fitoi ndaj Dortmund për të harruar Liverpool, por Ancelotti NUK KËNAQET

Sadik.Autor

Deklaratat e OZILIT/ KROOS e godet keq me fjalët e tij për RACIZMIN GJERMAN

Isa.Autor

Leave a Comment