Futboll Premier League Sport

Përveç Perisic/ Mourinho do një tjetër finalist të Botërorit tek Manchester United

Manchester Untied mësohet të ketë bërë një ofertë prej 44 milionë stërlinash për yllin në ngjitje të Kroacisë, Ante Rebic, madje skuadra e tij, Eintracht Frankfurt flitet se është e gatshmë të pranojë.

24-vjeçari që luan si sulmues krahu, është pëlqyer shumë nga Mourinho ndërsa me Kroacinë e tij ka arritur deri në finalen e Kupës së Botës. Trajneri portugez i ka ndjekur me vëmendje ndeshjet e Kroacisë pasi është mjaft i interesuar edhe për mesfushorin tjetër Ivan Perisic. Por tashmë duket se Mou do të kërkojë të ketë në radhët e veta të dy kroatët, ose të paktën njërin, nëse Inter reziston për Perisic.

Në mediet britanike thuhet se Frankfurt është i gatshëm të nisë bisedimet për lojtarin dhe shumë shpejt United do të dërgojë edhe ofertën zyrtare. Drejtori sportive i skuadrës gjermane, Fredi Bobic, la të kuptohej se ishte i hapur për shitjen e lojtarit, për të cilin interesohet edhe Arsenal e Tottenham, por edhe Bayern, pasi tani drejtohet pikërisht nga ish-trajneri i Eintracht, Niko Kovac.

Bobic tha për “Sport 1” në Gjermani: “Jam shumë i lumtur për suksesin e Ante Rebic me Kroacinë. Të gjthë në skuadër jemi shumë të kënaqur me të. Deri tani nuk na ka mbërritur asnjë ofertë dhe kemi në plan të vazhdojmë me të sezonin e ardhshëm. Por asnjëherë nuk i dihet kur një klub i madh troket në derë. Nuk konkurrojmë dot me emrat e mëdhenj”.

Mourinho ka punuar gjatë Botërorit si analist i Russia Today dhe ka pasur mundësi të ndjekë më nga afër Rebic dhe Perisic, ndërkohë që deri tani ka afruar në skuadër brazilianin Fred, mbrojtësin Diogo Dalot dhe portierin Lee Grant.

Related posts

E BUJSHME/ United lë të lirë David De Gea, te “djajtë” vjen portieri i kombëtares angleze

Isa.Autor

“AI ËSHTË NJË PERSON I ARTË/ Legjenda Totti: Pirlo duhet të jetë një kampion edhe në stol, Juventus nuk ka bërë…

Delo.autor

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Ndeshja e parë me tifozë pas 1 viti, klubi i Kukësit surprizon me vendimin

Delo.autor

Leave a Comment