Futboll Sport

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Belgjika për rekord, barazon Italinë dhe Francën

Përfaqësuesja e Belgjikës duhet që të kënaqet me vendin e tretë në këtë Kupë Bote. Skuadra e Roberto Martinez mundi 2-0 Anglinë me golat e Munier dhe Hazard.

Edhe pse Belgjika nuk arriti që të rrëmbente trofeun më të madh futbollistik në planet, sot ka arritur një rekord që nuk regjistrohej që nga viti 2006. Plot 10 futbollistë kanë realizuar këtë Kupë Bote për përfaqësuesen e Belgjikës. Një rekord të tillë e kishin vendosur në të shkuarën vetëm Italia në vitin 2006 dhe Franca në vitin 1982.

Munier ishte lojtari i 10 që realizoi për Belgjikën ndaj Anglisë duke e arritur këtë rekord që mund të thuhet është i veçantë dhe mjaft i vështirë për t’u arritur, duke dituar që në Kupën e Botës një skuadër nuk luan më shumë se 7 ndeshje.

Shënuesit e Belgjikës në këtë Kupë Bote

1.Lukaku

2.Hazard

3.Januzaj

4.Batshuaji

5.Mertens

6.Vertongen

7.Felaini

8.Çadli

9.De Brujne

10.Munier

Related posts

“TURQIA U DORËZUA E FUNDIT NGA KORONAVIRUSI”/ Sulmuesi Cikalleshi: Ja pse nuk e njohim ende karantinën

Delo.autor

Dani Alves kujton përmbysjen 6-1: Në Champions jemi ekip i virgjër…

F.autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Ylli Giroud nuk fshihet mbi të ardhmen: Futbolli ndryshon, por e shoh veten…

Delo.autor

Leave a Comment