Futboll Seria A Sport

PLAS NË ITALI/ Ançeloti drejton Napolin, por kërkon që të RINGRIHET MILANI

Trajneri i Napolit, Karlo Ançeloti ka marrë drejtimin e Napolit dhe duket se do që të ketë në dispozicion një ekip pretendentë në Seria A dhe të ecë larg në “Ligën e Kampionëve”. Megjithatë ai ka ende nostalgji për Milanin, ekip të cilin ai e ka drejtuar në periudhën midis viteve 2001-2009 ku arriti të fitonte dy “Liga të Kampionëve.

Tekniku italian ka shprehur një dëshirë që ai klub të rikthehet fuqishëm por të qëndrojë pak mbrapa Napolit. “Ka pasur shumë lëvizje prapa skenave në Milan. Shpresoj se ata do të mundë të sigurojnë pak qetësi për këtë klub të lavdishëm dhe fansat e tij. Shpresoj se do të rikthehen në majat e futbollit, por të qëndrojnë pak prapa Napolit”.- u shpreh Ançeloti.

 

Related posts

GATUZO DREJT PËRJASHTIMIT/ Një portugez do të zëvendësojë trajnerin

Isa.Autor

BOTËRORI I SKIVE/ Lara Colturi, kualifikohet në finalen e Kupës së Botës, Veliaj: Vëmendja ndaj sportit po jep fryte

F.autor

Barcelona nuk heq dorë nga Pjanic, por bën gati edhe Planin “B”…

Isa.Autor

Leave a Comment