Futboll Premier League Sport

Mourinho: Ju tregoj pse POGBA SHKËLQEU në BOTËROR, ishte i IZOLUAR dhe…

Jose Mourinho ka sfiduar Paul Pogba për të dhënë më të mirën e tij për Manchester Unitedin, pasi fitoi Kupën e Botës me Francën. Pogba ka luftuar për qëndrueshmëri në “Old Trafford”, por mesfushori luajti një rol kyç në triumfin e kombëtares së tij në Kupën e Botës në Rusi.

25-vjeçari, i cili ka qenë i lidhur me një kthim te kampionët italianë të Juventusit, shënoi në finale, pasi Franca mundi Kroacinë 4-2, duke përmbyllur një fushatë të mirë individuale në Kupën e Botës. Shfaqjet e Pogba erdhën pas një fushate të vështirë në Manchester, ku provoi edhe stolin, por edhe rolin e zëvendësuesit.

Kjo gjë nxiti spekulime për të ardhmen e tij te “Djajtë e Kuq”, mes pretendimeve të një ftohjeje me trajnerin Mourinho, i cili ka sugjeruar se ish-lojtari i Juves mund ta humbasë fokusin e tij në “Teatrin e Ëndrrave”.

“Unë nuk mendoj se është detyrë për ne, që të marrim më të mirën nga Pogba, është obligim për atë, që të japë më të mirën te Manchester United, – tha Mourinho për “ESPN FC”. – Mendoj se Kupën e Botës tregoi një formë të përkryer. Kjo është detyra për një lojtar si ai, të japë më të mirën e tij edhe për klubin.

Pse shkëlqeu me Francën? Sepse ishte i mbyllur për një muaj, ku ai mund të mendonte vetëm për futbollin. Kur është me ekipin e tij në kampin e trajnimit, i izoluar plotësisht nga bota e jashtme, kur fokusohet vetëm te futbolli, Pogba duket maksimalisht i motivuar.

Gjatë një sezoni, ju mund të keni një ndeshje të madhe, atëherë një ndeshje më të vogël, pastaj një më të vogël dhe kështu mund ta humbni fokusin tuaj. Në Kupën e Botës, drejtimi i emocioneve, i përgjegjësisë, i vendimeve të mëdha, është gjithnjë në rritje.

Qëllimi madhor për të shkuar në finale dhe fituar Botërorin ushqen motivimin dhe përqendrimin e një lojtari. Kështu që unë mendoj se ishte mjedisi i përsosur për të”.

Related posts

MOMENTI PREKËS/ Lojtarët e Leicester dhe familjarët nderojnë të ndjerin Vichai (VIDEO)

Isa.Autor

Barcelona – Real Sociedad, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

U RIKTHYE NË KRYE TË PREMIER/ Guardiola i kënaqur: Titulli është në dorën tonë, duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment