Futboll La Liga Sport

PLAS TEK REALI I MADRIDIT/ Sergio Ramos përplaset me Lopeteguin për një blerje

Pa nisur ende bashkëpunimi mes Julen Lopeteguit dhe Real Madrid, trajnerit të ri i kanë dalë probleme me kapitenin Sergio Ramos. Siç raportohet në mdeiet spanjolle, Ramos ka mësuar objektivin numër 1 të trajnerit të Realit për merkaton dhe nuk i ka pëlqyer.

Përpos lëvizjeve të presidentit Perez për të sjellë një superyll në skuadër me largimin e Cristiano Ronaldos që duket mëse i sigurt, Lopetegui kërkon të marrë në “Bernabeu” Marco Verrattin, për të përforcuar mesfushën me një lojtar me fantazi.

Por sipas “Don Balon” Ramos ia ka bërë të qartë trajnerit me të cilin ka punuar për dy vite në kombëtaren spanjolle se Verratti nuk është lojtari i duhur dhe se ai duhet të ketë më shumë besim te Luka Modric. Sepse është pikërisht kroati që do të vuante i pari mbërritjen e Verrattit, të cilin Lopetegui e sheh si zënvedësuesin ideal pasi Modric tashmë 32 vjeçar nuk mund të vazhdojë të jetë titullar i padiskutueshëm në formacionin e “Los Blanco”-s.

Por kapiteni madrilen mendon se Modric mbetet ende i pazëvendësueshm, siç po tregon me paraqitjet e tij në Kupën e Botës dhe Verrati nuk ka pjekurinë dhe cilësinë e duhur për të luajtur në Madrid. Italiani luan një rol parësor te Paris SG, por Ramos këmbëngul se Reali nuk duhet të ndahet nga Modric.

Related posts

NUK BINDI ASPAK/ Çani  i “padëshiruar” te Partizani, “divorci” drejt gjyqit

Isa.Autor

“Luksi” i Francës, 500 milionë euro lihen jashtë Botërorit 2018…

Sadik.Autor

SUPER “YJET” E FUTBOLLIT/ Ja kush janë lojtarët më të shtrenjtë, Mbappe surpriza mes emrave “Big”

Isa.Autor

Leave a Comment