Futboll La Liga

I pyetur për dorëheqje, Zidane thotë se s’do të dorëzohet kurrë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se gjithmonë është pozitiv dhe asnjëherë negativ dhe se do të vazhdojë të luftojë sepse nuk dorëzohet kurrë.

Duke folur të shtunën në një konferencë për media para ndeshjes së La Ligës kundër Deportivo la Coruna, francezi po ashtu e ka ripërsëritur se nuk ka plane për të transferuar lojtarë, transmeton Express.

I pyetur rreth dorëheqjes, Zidane ka thënë: “Gjithmonë jam pozitiv e kurrë negativ”.

“Kurrë nuk do të dorëzohem, por do të vazhdoj të luftoj dhe të mos dorëzohem kurrë. Duhet të vazhdojmë të bëjnë atë që dimë ta bëjmë mirë, si dhe të përmirësohemi në fusha ku jemi më pak kompetent”, ka shtuar Zidane.

Ndërsa, në lidhje me transferimet, ai e ka përsëritur: “Nuk ka plane për të blerë lojtarë”.

Related posts

SHIFRA STRATOSFERIKE/ Ja sa do të fitojë Reali në sezon nga ‘Bernabeu’ i rinovuar

Isa.Autor

SPECIALE/ Botërori 1950: Uruguai bën të qajnë 203 mijë tifozë në “Hiroshimën e Brazilit”

Sadik.Autor

TOTTENHAM-ARSENAL/ Një përballje tepër speciale, pritet të dhurojë spektakël (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment