Futboll Sport

“KISHA 500 PAUND DHE…”/ Tifozit britanik i humb portofolin në Prishtinë, befasohet nga gjesti i madh! (FOTO)

Anglia mposhti Kosovën me rezultatin 0-4 në ndeshjen e fundit për eliminatoret e Kampionatit Europian 2020.

Në një atmosferë fantastike në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku spikati mikpritja e jashtëzakonshme e tifozëve “Dardanë”, “Tre luanët” u treguan të pamëshirshëm, duke i shënuar plot 4 gola Kosovës.

Por një tifoz britanik, Steve Bruce, ka mbetur i befasuar nga kjo mikpritje por edhe nga një gjest i një banori të Prishtinës i cili ktheu portofolin e humbur.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bruce, shkruan se brenda portofolit kishte 500 paund dhe kartat e kreditit.

“Më ra portofoli në rrugën kryesore në Prishtinë. Një djalë hyn në lokal dhe ma ktheu, pa më marrë asgjë. Sinqerisht, Kosova është e madhe”, shkroi Bruce në llogarinë e tij në Tëitter.

“Seriozisht, i kisha 500 paund në kuletë dhe kartat e mia të kreditit. Asgjë nuk më ishte marrë. Njerëzit e Kosovës ishin më të mirit”, shtoi Bruce.

Kujtojmë që trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka thënë se ai dhe ekipi i tij nuk kanë përjetuar kurrë atmosferë si në Kosovë.

Image

Related posts

LIVE/ Champions: Barcelona dhe Interi “përplasin brirët” në “Camp Nou”. Ja rezultatet dhe golat e të gjitha sfidave

Delo.autor

ËSHTË MË I MIRI NË BOTË SIPAS MARADONËS/ Ylli i Seria A injorohet nga një kontinent i tërë

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Të gjitha ekipet që u kualifikuan në 1/8 e finales dhe ato që u eliminuan

Delo.autor

Leave a Comment