Futboll Sport

POGBA EGOIST: “Dua një yll… nuk e meritojmë atë që kemi!”

Paul Pogba është i dëshpëruar për të shtuar një yll në fanellën e tij të ekipit përfaqësues të Francës, duke fituar trofeun e Kupës së Botës. Fanella blu e “Gjelave” tashmë që prej 1998 mban një yll të vetëm falë asaj Kupe Bote të ngritur në Botërorin e organizuar në shtëpinë e tyre, por Pogba është i ndërgjegjshëm se ai dhe shokët e tij të ekipit nuk kanë merita për fitimin e atij ylli. I pyetur në lidhje me shansin e Kroatëve për tu hakmarrë ndaj Francës për atë disfatë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës së para 20 viteve, ylli i Manchester United dha versionin e tij të fakteve, gjatë konferencës për mediat.

“Kroacia nuk ka asnjë ylle, ata e duan një të tillë. Ata kanë bërë shumë mirë dhe duan fitoren, njëlloj si ne. Por as unë nuk kam një yll. Është një në fanellë, por nuk e kam fituar unë. Ne duam të futemi në fushë për të fituar një yll, të gjithë lojtarët. Do të jetë një finale e Kupës së Botës, një ndeshje madhështore dhe e vështirë. Janë dy skuadra dhe një trofe. Ata kanë luajtur 90 minuta më shumë se ne. Nuk di nëse është një disavantazh për ata, apo nëse ata duan të dëshmojnë se mund të fitojnë akoma edhe më shumë. Sipas meje, ne nuk jemi favoritë. Nuk i kemi harruar dyshimet mbi ne, në fillim të kompeticionit, për aftësinë tonë për të luajtur bashkë. Nuk kemi bërë akoma asgjë”, deklaroi Pogba, i cili vlerësoi cilësitë e Modric, por jo vetëm, duke mos harruar edhe Rakitic e Perisic.

Related posts

Messi nën akuzë/ Mediat zbulojnë kaosin me kombëtaren e Argjentinës

Isa.Autor

KUPA E ITALISË/ Spikat derbi i Milanos, publikohen oraret e ndeshjeve të para të gjysmëfinaleve

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Borussia Dortmund

Delo.autor

Leave a Comment